| |
| |
| Te vendosen kasat fiskale |
|
Konfindustria kerkon nga ekzekutivi
shqiptar, qe te plotesoj sa me shpejt per te gjithe llojet e bizneseve pa perjashtim
perfshi edhe te ashtuquajturin biznes i vogel ne te gjithe hapesiren e vendit,
vendosjen e kasave fiskale si nje nga kushtet e domosdoshme per formalizimin e
ekonomise ne teresi. Shqiperia nuk mund te veproje ndryshe nga vendet e tjera
te Bashkimit Europian.
Konfindustria duke vleresuar, se formalizimi
i ekonomise kombetare eshte qellim strategjik me permasa te verteta
shtetformuese, qe kerkon mirekuptim te gjithe ngjyrave te vendimarrjes politike
per tu kryer, pershendet qendrimin e opozites per mbeshtetjen ne parim te procesit te
pajisjes me kasa fiskale per gjithe bizneset e vendit perfshi edhe tregtaret e
pakices.
Njekohesisht, Konfindustria kerkon nga
ekzekutivi te gjenden mjetet dhe menyrat lehtesuese finaciare per te bere te
mundur pajisjen e tregtareve te pakices me kasa fiskale me kosto sa me te ulet si dhe te
shmanget me cdo kusht cdo mundesi spekullimi per perfitime te padrejta individesh
dhe kompanish private, qe godasin drejtperdrejt ne menyre te perseritur vete qellimin
e nismes ne fjale.
Konfindustria vlereson se pikerisht
ne hallken e nderprere te pikes se lidhjes ligjore te tregtise me pakice/biznes
i vogel me konsumatoret fundore/qytetaret, ndodhin te gjitha rrjedhjet e
shmangies financiare si edhe lindin trysnite nga poshte-siper per prodhimin e
evazionit fiskal ne te gjithe procesin tregtar ne Shqiperi, qe ende e kalon
masen e papranueshme prej mbi 50% te PBB dhe ka pasoja shkaterruese sidomos per
industrite prodhuese te rregullta te vendit dhe rrenuar mireqenien e qytetareve
ne pergjithesi.
Konfindustria ka mbi 3 vjet, qe ka kerkuar
publikisht njekohesisht prane Z. Sali Berisha Kryeminister i Shqiperise dhe Z.
Edi Rama Kryetar i Partise Socialiste per domosdoshmerine e ndryshimit rrenjesor
te shkalles se papranueshme te formalizimit te ekonomise shqiptare. V endosja e kasave fiskale per gjithe nivelet
e biznesit eshte veprim i rendesishem, qe shoqeruar me - shtrirjen e perfshirjes
ne skemen e TVSH, -deklarimin e te ardhurave personale, shoqeruar me - njohjen
e shpenzimeve te zbritshme per qytetaret, jane mjetet e duhura per formalizimin
e ekonomise shqiptare sipas kendveshtrimit te Konfindustrise .
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|