English   |   Kontakt
 
 
 
Te miratohet ligji per Gjykaten Administrative
Konfindustria, me cilesine e institucionit nismetar te krijimit te gjykatave administrative, kerkon edhe njehere tjeter nga vendimarrja politike e te gjitha ngjyrave, qe te arrihet marreveshja per miratimin ne nje kohe sa me te shpejte te ligjit perkates ne Kuvendin e Shqiperise. Krijimi i gjykatave administrative eshte ne thelbin e vet me permasa shtetformuese, sepse ekzekutivi ne shembullin e shteteve demokratike te zhvilluara do te duhej te leshonte, sikurse parashikohet ne ligjin perkates, pjese te konsiderueshme te pushtetit drejt nje sistemi tjeter siç eshte pushteti gjyqesor.
 
Konfindustria kerkon te hiqet dore nga shembujt e papranueshem mediatik te deritashem te politizimit skajor, te arsyeve te paqena te mos miratimit te projekt ligjit perkates si dhe te nderkombtarizimit te pavend, qe i eshte bere proçesit te ndertimit te gjykatave administrative. Ndertimi i gjykatave administrative duhet te miratohet nga vendimarrja politike si nje kerkese dhe nevoje e qytetareve, biznesit dhe realitetit te sotem te zhvillimit te shoqerise shqiptare dhe ne asnje menyre vetem per hir te projekteve te shteteve  miq dhe te huaj, pavaresisht se keta te fundit duhet te falenderohen per ndihmen bujare te dhene.
 
Konfindustria gjithashtu mendon, se eshte çasti i duhur, qe te behen edhe disa permiresime te nevojshme dhe te rendesishme, qe nuk jane marr parasysh ne draftin e projekt ligjit te gjykatave administrative te paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise .
 
Perfitimi me i madh i menjehershem i ndertimit te gjykatave administrative do te ishte ripercaktimi dhe rindarja e plote e fushes se pergjegjesise dhe lendes se punes se gjithe sistemit gjyqesor, qe do te shenonte dhe dhenien e mundesise per ndermarrjen e nismave te tjera ligjore per permiresimin e domosdoshem te tij. Sistemi gjyqesor,  me mungesen e plote te profesionalizimit, subjektivizmit dhe shfaqjen e qarte te korrupsionit masiv eshte kthyer ne pengesen me te madhe te zhvillimit ekonomik, shoqeror dhe institucional te vendit me pasoja te pamatshme ne dem te qytetareve shqiptare.
 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara