English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon rishikimin e kontrates se CEZ
Konfindustria, mbeshtetur ne shqetesimet ne shtim te ardhura prane saj nga industri te rendesishme te vendit per cilesine e furnizimit me energji elektrike, ndermerr nismen per ndryshimin dhe permiresimin e termave ligjore te kontrates tip se furnizimit me energji elektrike CEZ Shperndarje-Biznes sipas standarteve te vendeve te BE. Ne te njejtin shembull dhe ne vazhdim mund dhe duhet te permiresohet edhe kontrata tip ndermjet CEZ Shperndarja-Individ/Qytetar. Konfindustria per sa me siper i ka derguar disa dite perpara kerkese zyrtare Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes/METE dhe Entit Rregullator te Energjise Elektrike/ERE si institucionet pergjegjese te fushes te ngarkuara me ligj.
 
Bazuar ne te dhenat e vazhdueshme, qe vijne prane Konfindustrise del, qe pavaresisht permiresimit te ndjeshem ne vleresimin sasior te ndodhur ne 3 vitet e fundit ne sasine e furnizimin energji elektrike, vijojne problemet me: -cilesine e dhenies se furnizimit, - nivelin dhe luhatjet e tensionit, - nderprerjet e shpeshta dhe te papritura, etj. Te gjitha sa me siper ndikojne drejtperdrejt si kosto shtese financiare prej dhjetra million euro-sh vjetore per industrite vendore me pasoja te renda per aktivitetin. Gjendja eshte edhe me shume e ndjeshme, nese vleresojme se gjithçka me siper ndodh ne kushtet e pasojave te krizes globale ekonomike dhe financiare.
 
Konfindustria, duke marre shkak nga ndryshimet rrenjesore institucionale, ligjore dhe pronesore ne sistemin elektroenergjitik shqiptar, ku vend te rendesishem ka privatizimi i OSSH, duke e kaluar “de facto” nga monopol publik ne monopol privat, eshte e mendimit, se ka ardhur çasti i duhur i rishikimit te domosdoshem edhe te marredhenieve ligjore te dyanshme per furnizimin me energji elektrike OSSH-Biznes. Permiresimi i kontrates duhet detyrimisht te shkoj ne mbartjen e detyrueshme te kostove financiare shtese te krijuara per industrite/bizneset nga demet per shkak te cilesise se furnizimit me energji elektrike drejt dhenesit te furnizimit ne kete rast CEZ Shperndarja, e pamundur praktikisht mbeshtetur ne termat ligjore te kontrates se tashme.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara