English   |   Kontakt
 
 
 
Kalimi i transaksioneve bankare te biznesit nepermjet sistemit bankar.
Konfindustria, duke marre shkak nga te dhenat e antareve/perfaqesues me te rendesishem te industrise prodhuese ne vend, shpreh shqetesimin e saj per dukurine e rritjes se kostove te transaksioneve nga ana e disa bankave, menjehere pas shpalljes nga ana e Qeverise Shqiptare se nuk do te njihen si “shpenzime te zbritshme” vlefta e te gjitha transaksioneve financiare te biznesit nese ne masen deri ne 90% te totalit nuk kalojne nga sistemi bankar.

Nje e dhene e tille eshte mjaft shqetesuese se ne vend, qe te behen te gjitha perpjekjet per te ulur me cdo kusht kostot e transaksioneve bankare, per te justifikuar vendimin e ekzekutivi, po kalohet ne te kunderten.

Gjithashtu, nje veprim i tille hedh edhe hije dyshimi per vete vendimin e ekzekutivit, lidhur me perfitimin financiar te drejteperdrejte te bankave ne shpine te kostove shtese te biznesit.


Konfindustria bazuar ne dukurine shqetesuese te mesiperme mendon se duhet ripare edhe njehere me themel koha e hyrjes ne fuqi e vendimit te ekzekutivit pertej dates 1/7/2007, sikurse edhe masa ne % e transaksioneve per te qene graduale dhe jo e menjehershme ne shifren 90%, sikurse eshte shpallur nga ekzekutivi, duke e arsyetuar me mospergatitjen e sistemit bankar per te perballur vendimin me kosto te arsyeshme. Problem tjeter eshte edhe mossiguria e sistemit bankar per perballimin e volumit te pagesave ne shpejtesine e duhur dhe njekohesisht ne te gjithe territorin gjeografik te vendit.


Te gjithe faktoret e mesiperm nese nuk kihen parasysh do te sjellin ne menyre te padikutueshme rritje te kostos se biznesit, kur pasojat negative sidomos ne sektorin industrial dhe te sherbimeve te vendit, gjate zbatimit te MSA kerkojne detyrimisht te kunderten. Gjithashtu, zbatimi i pakontrolluar i vendimit te mesiperm te ekzekutivit, pa marre masat e nevojshme te propozuara me siper do te sjelli edhe probleme sociale, sepse sidomos per rrogat e ulta kostot e mesiperme bankare jane teper te medha e te ndjeshme.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara