English   |   Kontakt
 
 
 
Treguesi i fitimit ne renie
Konfindustria mbeshtetur ne te dhenat operative te ardhura prane saj vlereson, se treguesi i shitjeve per grupet kryesore te industrive per 9 mujorin e vitit 2011 eshte ne nivele te peraferta me kahje te lehte drejt uljes me te njejten periudhe te vitit paraardhes. Treguesi i fitimit per te njejten periudhe dhe per te njejtin grup industrish vleresohet ne ulje te qarte krahesimisht vitit 2010 dhe mjaft te ndjeshem krahesimisht viteve 2008-9. Konfindustria vlereson se shkaqet kryesore te renies se treguesit te shitjeve per grupet kryesore te industrive te analizuara jane: - ulja e likuiditetit ne ekonomi shoqeruar me - renien e besimit konsumator si dhe - renien e remitancave nga jashte. Renia e treguesit te fitimit shpjegohet perveç - renies se volumit te shitjeve, qe shkakton rritje te kostove baze te prodhimit dhe njekohesisht nga rritja e konsiderueshme e - çmimeve te lendeve te para baze si karburantet, dritherat, mishi, energjia elektrike ne tregjet kryesore boterore dhe ne vend. Ndikim te ndjeshem ne uljen e treguesit te fitimit ka dhene -zhvleftesimi i konsiderueshem i monedhes kombetare Lek kundrejt Dollarit amerikan.  Konfindustria vlereson, se niveli relativisht i ulet i jetes se qytetareve shqiptare percakton nivelin e konsumit te mallrave dhe sherbimeve bazike me te domosdoshme te jeteses dhe çdo renie e metejshme e treguesit te shitjeve dhe treguesit te fitimit do te prekte ndjeshem deri ne falimentim para se gjithash industrite prodhuese vendore, duke rrezikuar hyrjen e ekonomise ne nje cikel te mbyllur negativ me pasoja te renda ne qendrueshmerine makroekonomike te vendit, papunesise dhe mireqenien e qytetareve shqiptare. Konfindustria me qellim zbutjen e pasojave te mesiperme te renda per industrite dhe mireqenien e qytetareve i ka kerkuar Bankes se Shqiperise te vazhdoje politiken monetare nepermjet uljes se normes baze se interesit te sotem prej 4.75% per te bere te mundur  shtimin te likuiditetit ne ekonomi. Politiken monetare nxitese e mbeshtesin vleresimet, qe vine nga:  - paralajmerimi per nje ulje te shpejte te perseritur te normes se interesit per Euro-n nga Banka Qendrore Europiane, - shtimi i ndjeshem i depozitave te qytetareve shqiptare, - qendrueshmeria e Leku-t kundrejt monedhes europiane EURO si dhe - norma e inflacionit vjetor brenda parashikimeve.  
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara