| |
| |
| Mbeshtetje Bankes se Shqiperise per uljen e normes se interesit |
|
Konfindustria mbeshtet vendimin e fundit te Bankes se
Shqiperise per uljen e normes baze te interesit ee nivelin 4.5%. Konfindustria
i ka kerkuar ne menyre te perseritur gjate muajit janar 2012 Bankes se Shqiperise
rivleresimin sa me te shpejte te politikes monetare per te ulur normat baze te
interesit per monedhen kombetare Lek-un dhe marrja parasysh e kerkeses se mesiperme
eshte per tu pershendetur.
Kerkesa e
Konfindustrise drejtuar Bankes se Shqiperise per nderhyrje te menjehershme per
uljen e normes baze te interesit u arsyetua pas te dhenave te ardhura prane saj
nga grupet kryesore te industrive, qe prodhojne per tregun e brendshem, per renie
te perseritur ne 9 mujorin e pare te vitit 2011 te - treguesit te shitjeve te
shoqeruar edhe me - ulje te ndjeshme te normes se fitimit te nje pjese te madhe
te tyre. Te dhenat e mesiperme te shoqeruar me renien e treguesit te
konsumit ne nje vlere prej mbi 2% te vertetuar ne pjesen e pare te vitit 2011
shpreh qarte mungesen e likuiditetit ne ekonomi shoqeruar edhe renien e besimit
konsumator. Duke vleresuar, se niveli relativisht i ulet i jetes se qytetareve
shqiptare percakton konsumin e mallrave dhe sherbimeve bazike me te domosdoshme
te jeteses cdo renie e metejshme do te prekte ndjeshem industrite prodhuese
vendore te perqendruar ne sektoret e mesiperm, duke rrezikuar hyrjen e
ekonomise ne nje cikel te mbyllur negativ me pasoja te renda ne qendrueshmerine
makroekonomike te vendit, papunesine dhe mireqenien e qytetareve shqiptare. Konfindustria
ne kerkesen e saj vleresoi, se - parashikimi per nje ulje te shpejte te perseritur
te normes se interesit per Euro-n nga Banka Qendrore Europiane, - shtimi i
prekshem i depozitave te qytetareve shqiptare ne sistemin bankar te vendit, - qendrueshmeria
e Leku-t sidomos kundrejt monedhes europiane si dhe - norma e inflacionit
vjetor pergjithesisht brenda parashikimeve krijojne kushtet e nevojshme per
mundesine e ndjekjes se nje politike monetare kombetare nxitese me kahje drejt
uljes se normes baze te interesit. Nese do te merret parasysh edhe niveli
relativisht i ulet e i shpenzimeve publike te parashikuara ne buxhetin e vitit
2012 nxitja
e kreditimit nga sektori bankar kthehet ne nje nga menyrat e pakta ne
dispozicion per te shpresuar ne arritjen e parashikimeve buxhetore ose te pakten
ne mbajtjen ne vlera pozitive te rritjes ekonomike te vendit ne vitin e
veshtire 2012.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|