English   |   Kontakt
 
 
 
Deklarimi i te ardhurave personale
Konfindustria, duke mbeshtetur plotesisht ne parim  detyrimin per deklarimin e te ardhurave personale per qytetaret shqiptare si domosdoshmeri per formalizimin e ekonomise, do ti kerkoje zyrtarisht Kuvendit te Shqiperise dhe Keshillit te Ministrave per te shtyre afatin e hyrjes ne fuqi te ligjit perkates te pakten ne vitin 2013 me efekt fillim deklarimi vitin 2012. Viti 2012 duhet te shoqerohet me lehtesi fiskale dhe njekohesisht vazhdimin e shtrirjes se proçesit te amnistise. Konfindustria vlereson se: Se pari, hyrja ne fuqi e ligjit te deklarimit e te ardhurave personale per qytetaret pikerisht ne vitin e veshtire ekonomik 2012,  rrezikon te sjelli efekt negativ ne - te hyrat per sistemin bankar shqiptar  dhe mbi te gjitha ne - te ardhurat nga emigracioni edhe keshtu ne renie te vazhdueshme, pikerisht ne kohen kur mungesa e  likuiditetit po godet ndjeshem prodhimin vendor dhe sipermarrjen shqiptare ne pergjithesi. Se dyti, suksesi i proçesit te deklarimit te te ardhurave personale eshte i lidhur drejtperdrejt me sigurimin e vetperfshirjes se qytetareve. Qytetaret duhet te jene te mireinformuar dhe njekohesisht te interesuar per tu vetperfshire ne proçes. Shtimi i detyrueshem i kategorive te shpenzimeve te rimbursueshme per qytetaret krahesimisht atyre te parashikuara ne ligj si dhe dhenia e kohes se mjaftueshme per njohjen e perfitimeve financiare jane te domosdoshme per vetperfshirjen e tyre ne proçes. Se treti, institucionet fiskale pergjegjese duhet te kene kohen e nevojshme ne pergatitjen dhe pershtatjen e sistemeve per perballimin e nje volumi mjaft te madh pune, qe ka zbatimi i ligjit ne praktike. Konfindustria vlereson, se mosmarrja parasysh e kerkesave te paraqitura me siper, rrezikon seriozisht jo vetem deshtimin ne zbatim te ligjit,  por njekohesisht edhe prodhimin e pasojave te padeshirueshme per gjithe ekonomine shqiptare ne vitin e veshtire ne vazhdim.  
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara