Konfindustria shpreh shqetesimin, se eshte ne
kundershtim te plote me rregullat baze te funksionimit te ekonomise se tregut te
lire si dhe shfaqje e qarte e “kapjes se shtetit” me pasoja te renda ne
interesin publik dhe ekonomine kombetare menyra se si eshte ndertuar dhe
funksionon tregu shqiptar i sigurimeve. Eshte krejtesisht e papranueshme kur
nga njera ane detyrohen me ligj bizneset dhe qytetaret te sigurohen dhe nga ana
tjeter ne kete treg te dhuruar dhe garantuar vendosja e çmimeve te sigurimeve
lihet krejtesisht ne deshiren e operatoreve.
Konfindustria, me qellim tejkalimin e gjendjes se
papranueshme ne tregun shqiptar te sigurimeve si dhe liberalizimin e vertete
dhe mirefunksionimin e tij, do te kerkoj zyrtarisht institucioneve shteterore
dhe vendimarrjes politike, qe te ndermerren ne nje kohe sa me te shpejte
veprime ligjore te nevojshme ne 2 drejtime kryesore:
a- heqjen e sigurimit te detyrueshem te te gjitha
kategorive te makinave per biznesin dhe qytetaret dhe kthimin plotesisht ne
sigurim vullnetar,
b– lehtesimin e kushteve te liçensimit me qellim
nxitjen e hyrjes se operatoreve te rinj te sigurimit ne tregun shqiptar.
Konfindustria vlereson, se marrja e masave te mesiperme
eshte domosdoshmeri me qellim hapjen e vertete te tregut te sigurimeve ne vend,
nxitjen e konkurences dhe permiresimin e cilesise se sherbimit per kliente.
Masat e mesiperme jane te vonuara dhe duhet te ishin ndermarre njekohesisht me
liberalizimin e çmimit te polices se sigurimit te detyrueshem te vendosur nga
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare disa kohe me pare. Vetem ne kete menyre do te
mund te krijoheshin kushtet e duhura per te shmangur pergjithmone rrezikun e
shfaqjeve te oligopoleve dhe/ose organizimet e tipit kartel te operatoreve me
pasoja te renda financiare per biznesin dhe qytetaret.
Eshte krejt e pakuptimte dhe e paligjshme, qe
roli rregullator i shtetit ne sektore te rregulluar me ligj te kufizohet vetem
ne sigurimin e detyrueshem te klienteles (qytetare dhe biznes) per nje grup
biznesesh ne dem te interesit publik. Vetem nga fiksimi i fundit i çmimit te
polices se sigurimit te automjeteve, qe perben dhe pjesen me te madhe te tregut
te sigurimeve, kemi nje rritje prej disa dhjetra milione euro ne dem te
publikut /biznes dhe qytetar.
|