English   |   Kontakt
 
 
 
Tregu shqiptar i bonove te thesarit
Konfindustria shpreh shqetesimin per menyren me te cilin funksionon ne vazhdimesi tregu shqiptar i bonove te thesarit me shenja te dukshme te mungeses se konkurences ndermjet operatoreve bankare. Shembulli i fundit, qe mbeshtet perfundimin e mesiperm, eshte rritja e ndjeshme e interesave te bonove te thesarit 1 vjeçare ne monedhen kombetare LEK te tregtuara ne ankandin e fundit, qe arriti vleren prej 7.1%.
Konfindustria do te kerkoj zyrtarisht Qeverise se Shqiperise, qe te nderhyje per permiresimin e domosdoshem te menyres se ndertimit te sistemit te bankave te nivelit te 2 ne vend si kusht i domosdoshem per parandalimin e pasojave te papranueshme edhe ne tregun e bonove te thesarit.
Konfindustria keshillon vendimarrjen politike, qe sa me shpejt te vleresoj marrjen e masave te meposhteme:
* Ne afatshkurter te ndertoj sistemin e informimit dhe lehtesimit teknik te zgjerimit te perfshirjes ne tregun e bonove te thesarit te qytetareve dhe subjekteve ne menyre te drejtperdrejte pa kaluar ndermjetesine e sistemit banker.
* Ne afatmesem te vleresoje seriozisht themelimin e nje banke te nivelit te 2 me kapital publik me qellim krijimin kushteve te nevojshme per rritjen e shkalles se konkurences se drejte ne treg
Konfindustria vlereson, se rritja se fundmi ne nivelin 7.1% e interesave te bonove te thesarit 1 vjeçare ne kushtet e:- uljes se njepasnjeshme te normes baze te interesit per LEk-un nga Banka e Shqiperise ne nivelin me te ulet historik prej 4.5% , - nivelit te larte te depozitave ne bankat shqiptare dhe - shkalles se ulet te rritjes se kreditimit per sektorin privat, eshte e veshtire te perligjet vetem me nevojen e rindertimit te portofolit te kredive bankare me kahje drejt uljes se peshes se kredive te dhena sektorit publik nga operatoret bankare.
 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara