| |
| |
| Taksa e importit godet cimenton me marke shqiptare |
|
Konfindustria shpreh shqetesimin per vendosjen e takses
se importit per “cimenton” prej 35% te vendosur nga Ministria e Tregtise dhe
Industrise se Kosoves, qe godet ne menyre te drejtperdrejte dhe para se
gjithash eksportin e mallit ne fjale me
certificate te origjines te Shqiperise.
Konfindustria i
kerkon Kryeministrit z. Hashim Thaci, Qeverise dhe vendimarrjes politike te te
gjithe ngjyrave partiake te Kosoves, qe ne nje kohe sa me te shpejte te
nderhyjne per heqjen e takses se importit per “cimenton” dhe njekohesisht te
mos lejojne perseritjen e masave te tilla me pasoja te demshme dhe ne afatgjate
per zhvillimin e Kosoves, Shqiperise dhe mireqenien e gjithe shqiptareve.
Konfindustria ve ne
dukje se i njejti qendrim institucional eshte mbajtur ndaj masave te Qeverise
se Shqiperise ne rastin e vendosjes dhe zbatimit te cmimit te references
penguese per prodhimet bujqesore te Kosoves. Konfindustria i ka kerkuar
personalisht dhe publikisht Kryeministrit te Shqiperise per heqjen dhe mosperseritjen
ne asnje rast ne te ardhmen te cfaredo mase penguese per tregtine ndermjet
Shqiperise dhe Kosoves.
Konfindustria
vlereson, se perdorimi i pengesave doganore ne tregtine ndermjet Shqiperise dhe
Kosoves eshte krejtesisht i papranueshem dhe mjaft i demshem para se gjithash
per qellimin strategjik te krijimit te Tregut te Perbashket Mbareshqiptar si
domosdoshmeri per zhvillimin ekonomik dhe mireqenien e shqiptareve pa
perjashtim. Aq me shume krijimi i Tregut Mbareshqiptar eshte i rendesishem ne kushtet
e krizes globale ku mbijetesa e industrive dhe prodhimeve vendore eshte e
pamundur ne tregjet e vogla sikurse eshte rasti i Shqiperise dhe Kosoves.
Konfindustria
vlereson gjithashtu se masat penguese te tregtise sidomos per prodhimet
industriale jane ne kundershtim te plote me marreveshjen CEFTA per Tregti te
Lire ndermjet vendeve te Europes
Juglindore te nenshkruara nga Kosova dhe Shqiperia si dhe njekohesisht jane
barre financiare shtese e drejtperdrejte per biznesin dhe qytetaret.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|