English   |   Kontakt
 
 
 
Vijojne problemet e furnizimit me energji elektrike
Konfindustria shpreh shqetesimin e saj, se mbeshtetur në të dhënat e vazhdueshme, që vijnë nga industrite vendore, se edhe gjate 7 mujorit te vitit 2012 vijojnë problemet e furnizimit me energji elektrike nga operatori monopol CEZ Shperndarje. Gjate periudhes ne fjale ndeshemi me kahje drejt shtimit te rasteve te nderprerjes te furnizimit me rryme elektrike ne krahesim me vitin 2011. Pervec shtimit të rasteve te nderprerjes, vazhdon problematika teper shqetesuese lidhur me cilësinë e dhënies së furnizimit me energji elektrike te shprehura ne -nivelin dhe -luhatjet e tensionit, etj. Gjendja e veshtire me pasoja te renda per biznesin,  ekonomine kombetare dhe qytetaret shqiptare vazhdon edhe ne kushtet kur tashme ka hyre ne fuqi Kontrata e Re e Furnizimit me Energji Elektrike.
Konfindustria vlereson, se problematikat e paraqitura me siper me furnizimin me energji elektrike ndikojnë drejtpërdrejt si kosto shtesë financiare prej dhjetra million euro vjetore për industritë vendore me pasoja të rënda për aktivitetin e tyre prodhues dhe tregtar ne afatgjatë. Gjendja është edhe më shumë e ndjeshme per industrite shqiptare, nëse vlerësojmë, se gjithçka më sipër ndodh në kushtet e pasojave të krizës se zgjatur globale ekonomike dhe financiare. Konfindustria vlereson, se gjendja krejtesisht e pakenaqshme e furnizimit me energji elektrike per konsumatoret biznes/familjare nga operatori i sistemit te shperrndarjes, qe faktikisht ndodhet ne kushtet e monopolit te paster, eshte shprehje e qarte e investimeve te munguara nga CEZ sha. Ne kushtet e mesiperme eshte detyre e ekzekutivit shqiptar dhe institucioneve perkatese si ERE  te vleresojne dhe te ndermarrin sa me shpejt te gjitha hapat e domosdoshme ligjore per te permiresuar gjendjen teper te veshtire te furnizimit me energji elektrike.
 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara