English   |   Kontakt
 
 
 
Sjellje oligopoli ne tregun e letrave me vlere
Konfindustria kerkon nderhyrjen e menjehershme te Qeverise, vendimarrjes politike pa dallim ngjyrash dhe Bankes se Shqiperise ne analizimin ne thellesi si dhe shmangien e shkaqeve qe kane sjell  mospasqyrimin ne vazhdimesi te uljes se normes baze te interesit te LEK-ut ne kreditimin e ekonomise reale si edhe shfaqjen e shenjave te qarta te sjelljeve oligopol sidomos ne:- tregun e letrave me vlere, - komisionimet bankare dhe -termat e kreditimit te biznesit dhe qytetareve nga sistemi bankar shqiptar i nivelit te dyte. Konfindustria mbeshtet vendimin e fundit per uljen e normes se interesit per Lek-un prej 0.25% nga Banka e Shqiperise, por njekohesisht vlereson se eshte e domosdoshme marrja e masave te tjera shtese per tejkalimin e gjendjes se veshtire ne ekonomine reale si pasoje e likuiditetit te munguar ne gjysmen e pare te vitit 2012. Ndikimi i uljes se njepasnjeshme te normes baze te interesit per Lek-un me 0.75% nga fillimi i vitit 2012 per te arritur ne nivelin 4% te sotem ka qene i paperfillshem ne: 1 - kreditimin e ekonomise reale/biznes dhe individe si edhe ne 2- tregun e letrave me vlere te qeverise. Konfindustria vlereson, se mbeshtetur ne te dhenat e ardhura prane saj nga grupet e industrive qe prodhojne per tregun e brendshem per 5 mujorin e pare te vitit financiar ne vazhdim vihet re nje ulje e ndjeshme e mases se likuiditetit ne ekonomi, qe i bashkangjitet faktorit negativ psikologjik te konsumatoreve dhe shprehet ne uljen e treguesit te shitjes per industrite me pasoja te renda per zhvillimin afatgjate ekonomik te vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptare..  
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara