English   |   Kontakt
 
 
 
Ekonomia reale dhe sistemi bankar
Konfindustria kerkon nga Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqiperise, qe ne nje kohe sa me te shpejt, te pergatisin nje Strategji te mirefillte dhe te plote per te zbutur ne  afatshkurter dhe zhdukur ne aftagjate kontradikten, me pasoja te renda per zhvillimin afatgjate te vendit, ndermjet nje sistemi bankar ne zoterim te sasive te medha likuiditeti dhe nje ekonomie reale me mungesa te skajshme te likuiditetit, te shfaqura dukshem sidomos ne vitin financiar 2012 ne vazhdim. Ne kete kuptim Konfindustria mbeshtet organizimin e ankandeve te shitjes se letrave me vlere te parashikuara gjate muajit korrik 2012 te drejtuara kryesisht emigranteve si nje mjet efektiv, qe zbut politikat shtrenguese te bankave te huaja, zoteruese ne shumice absolute te sistemit bankar te nivelit te dyte ne Shqiperi. Ankandet  e letrave me vlere, qe i drejtohen drejtperdrejt individeve, njekohesisht jane  mundesi e prekshme per krijimin e konkurences reale ne tregun e letrave me vler persa i perket nivelit te interesave, deri me tash me shenja te qarta oligopoli nga bankat, me pasoja te renda per buxhetin e shtetit dhe si rrjedhim pakesimin e investimeve publike aq shume te nevojshme ne kushtet e pasojave te krizes globale . Dukuria e mungesave te likuiditetit ne ekonomine reale dhe sidomos ne industrite prodhuese shfaqet nderkohe, qe sistemi bankar shqiptar zoteron sasite me te medha te likuiditetit ne krahesim relativ me te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor. Per sa me siper flet qarte fakti, se nderkohe kur vetem ne 5 mujorin e pare te vitit 2012 ne sistemin bankar shqiptar kane hyre mbi 700 milion euro kryesisht nga Greqia, masa e kreditimit te ekonomise shqiptare per te njejten periudhe paraqitet ne renie.  
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara