English   |   Kontakt
 
 
 
Te pergatitet skenari i rritjes se deficitit buxhetor te planifikuar per 2012
Konfindustria do ti kerkoj zyrtarisht Qeverise te marri parasysh  seriozisht dhe te pergatis sa me shpejt  skenarin e rritjes se deficitit buxhetor te planifikuar per vitin 2012 si nje nga menyrat me te drejtperdrejta per lehtesimin e krizes se thelle te likuiditetit, qe vihet re ne ekonomine shqiptare, sidomos e renduar dhe me pasoja per industrite prodhuese vendore. Konfindustria vlereson, se skenari i rritjes se deficitit buxhetor duhet te pergatitet njekohesisht dhe pavaresisht pritshmerise per te ardhurat qe do te sigurohen nga privatizimet strategjike te parashikuara ne muajt e ardhshem.  Eshte e domosdoshme, qe Qeveria nepermjet manovres ne fjale te marri persiper, duke shlyer sa me shpejt, te gjitha detyrimet financiare kontraktuale te deritashme ndaj sipermarrjes vendore. Konfindustria vlereson, se gershetimi i dyfishte dhe i njekohshem nga njera ane e uljes prej 27% te shpenzimeve kapitale te qeverise ne 6 mujorin e pare te vitit 2012 dhe renien me 300% te rritjes se kreditimit nga sektori bankar e kane çuar ekonomine shqiptare ne kushtet e nje krize likuiditeti, qe i bashkangjitet shkaqeve subjektive te uljes se besimit konsumator. Ne kushtet e mesiperme eshte domosdoshmeri nderhyrja e kombinuar e Qeverise dhe Bankes se Shqiperise me qellim injektimin e parave ne ekonomine reale si nga te vetmet menyra me qellim sigurimin e likuiditetit te mjaftueshem dhe sigurimin e rritjes ekonomike te planifikuar. Norma i inflacionit prej 1.9% per 6 mujorin e pare brenda parashikimeve te Bankes se Shqiperise lejon plotesisht kryerjen e politikave monetare te siperpermendur.    Konfindustria mendon, se ne te njejten kohe Qeveria Shqiptare duhet te vleresoj dhe pergatitjen e nje strategjie te plote dhe afatgjate per venien me efektivitet ne funksion te ekonomise reale te sasive te mjaftueshme te rezervave monetare ne zoterim te sektorit bankar shqiptar, qe ne menyre te paarsyeshme ndodhen ne prehje pikerisht ne kohen kur jane te domosdoshme per perballimin e pasojave te krizes globale ne vend.  
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara