English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria: Lotaria Kombetare te administrohet nga vete shteti
Konfindustria, duke e mbeshtetur parimisht nismen per organizimin e Llotarise Kombetare dhe duke pare vecorite e saj ne kendveshtrimin e nevojave publike dhe moralit si aktivitet, i kerkon Qeverise Shqiptare qe te ndaloje vazhdimin e procedurale tenderuese dhe te marri persiper ne menyre te drejtperdrejte administrimin e saj. Ne menyre derrmuese te gjithe shembujt,  qe vine nga vendet me te zhvilluara te botes, tregojne se ne rastin e aktiviteteve te ngjashme jane drejtperdrejt institucionet publike, qe kryejne administrimin. Konfindustria vlereson, se Llotaria Kombetare per vete natyren dhe qellimin e saj, nuk duhet lejuar te kthehet ne nje biznes te mirefillte, por duhet perdorur si nje mjet per te zbutur sadopak nevojat e shtresave te ndryshme te shoqerise shqiptare te prekur ndjeshem nga kriza ekonomike. Pikerisht administrimi i drejtperdrejt nga ana e shtetit i Llotarise Kombetare eshte menyra e vetme per te arritur qellimin e mesiperm dhe per moskthimin e saj ne nje biznes te mirefillte.  Konfindustria vlereson, se eshte e papranueshme, qe te ardhurat e siguruara nga biznesi i lojrave te fatit ne emer te shtetit sikurse Llotaria Kombetare, qe nuk sjell asnje zhvillim ekonomik per vendin dhe nuk prodhon as te mira materiale dhe as sherbime te mirefillta per qytetaret, por thjesht  sigurojne fitime ne thelb spekulative, te lejohen te dalin jashte arkes publike qofte edhe pjeserisht. Aq me shume eshte e papranueshme nese keto te ardhura do te dalin jashte vendit sikurse do te ndodhi nese operatori, qe do te menaxhoje Llotarine Kombetare do te jete i huaj. Konfindustria vlereson, se ne kushtet e ndikimit te pasojave te krizes se zgjatur gobale kur biznesi dhe ekonomia shqiptare te pakten ne afatmesem do te kene nevoje me shume se asnjehere per likuiditet si edhe duke patur parasysh se shtresa te gjera shoqerore te prekur nga kriza ndjejne domosdoshmerine e mbeshtetjes shteterore, parate e shqiptareve ne asnje menyre nuk duhet te dalin ne menyre te paarsyeshme jashte vendit.  
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara