| |
| |
| Pro vendimit per heqjen e TVSH per makineri dhe pajisje |
|
Konfindustria,
mbeshtet plotesisht vendimin e fundit te
Qeverise Shqiptare per heqjen e Tatimit te Vleres se Shtuar/TVSH prej 20% per
Makinerite dhe Pajisjet e importuara.
Pagesa
e TVSH per makineri dhe pajisje eshte kthyer ne nje barre te rende per ekonomine
prodhuese vendore duke: - bllokuar investimet ne proces e siper, - ulur fuqine
investuese te re nga burime te brendshme, si dhe mbi te gjitha - duke ulur ndjeshem
konkurueshmerine e vendit ne raport me vendet e tjera te rajonit te Europes
Juglindore persa i perket terheqjes se investimeve te huaja ne prodhim. Pagesa
e TVSH ne masen 20% te vleftes se plote te fatures ishte nje nga shkaqet
kryesore per renien e ndjeshme te importit te zerit te makinerive dhe pajisjeve
ne menyre te perseritur ne vitet e fundit, qe per 3 mujorin e dyte te vitit
2012 regjistroi nje renie vjetore me
9.5%, pas zgjerimit me nje norme te ulet rreth 1.5% ne tremujorin e pare te
vitit.
Konfindustria
e vlereson relativisht te vonuar ne kohe heqjen e TVSH per zerin “makineri,
pajisje”, duke patur parasysh, se premtimi ne parim per vendimin ne fjale i
ishte dhene kerkeses publike te Konfindustrise nga Kryeministri i Shqiperise Z.
Sali Berisha, qe ne muajin prill te vitit 2012.
Konfindustria
e paraqiti zyrtarisht kerkesen e saj drejtuar Qeverise se Shqiperise, duke
marre shkak nga kerkesat e shumta te industrive vendore, por edhe te
investitoreve te huaj, qe kerkojne te transferojne veprimtarine e tyre
prodhuese ne vendin tone, lidhur me kostot e paarsyeshme shtese, qe rrjedhin
nga pagesa e TVSH prej 20% per Makineri dhe Pajisje mjaft e prekshme, sidomos
duke marre parasysh pasojat e renda te krizes globale mbi ekonomine shqiptare.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|