| |
| |
| Konfindustria: Konsensus per Paketen Fiskale |
|
Konfindustria njoftoi se sot ne daten 27/6/2007 zhvilloi seance degjimore te saj me Komisionin e Integrimit te Kuvendit te Shqiperise lidhur me Paketen Fiskale 2007. Antaret e Komisionit te Integrimit kerkuan mendimin e Konfindustrise per paketen ligjore, qe eshte ne procedure per tu kaluar per miratim nga Kuvendi i Shqiperise dhe per pasojat e saj ne afatgjate per prodhimin vendor.
Perfaqesuesit e Konfindustrise, me kerkesen e antareve te Komisionit te Integrimit, shpjeguan rolin aktiv ne pergatitjen e paketes fiskale 2007, duke arsyetuar me shqetesimin e madh te industrialisteve shqiptare per pasojat e para qe kemi pas nenshkrimit te MSA ne garen e konkurences me prodhimet e huaja. Thellimi i deficitit tregtar prej me shume se 14 % dhe njekohesisht i deficitit korrent prej 0.6% per vitin 2006 eshte shoqeruar edhe me rritje te ndjeshme te importeve ne 3 mujorin e pare te vitit 2007, sidomos ne industri te rendesishme vendore. Permendim rritjen shqetesuese te importeve te birres me 84% per 3 mujorin e pare te vitit 2007 dhe po ashtu te dhena shqetesuese kemi edhe per pridhimet e tjera vendore industriale. Konfindustria shprehu mendimin e saj se jemi shume te vonuar ne pergatitjen e politikave ekuilibruese ndaj pasojave, qe marreveshja e MSA ka ne industrine shqiptare, duke mos qene te afte per ti parashikuar dhe paraprire, por duke u vene para faktit te kryer me pasoja te thella shqetesuese.
Ne keto kushte Konfindustria parashtroi se pas nje ngulmimi te gjate ne vendimarrjen politke dhe media, propozimet te pergatitura profesionalisht nga Konfindustria, bazuar ne llogjiken e mesiperme dhe ne Direktivat dhe Standartet vendeve te Bashkimit Europian, u morren parasysh ne shumicen e tyre nga ekzekutivi shqiptar dhe tashme jane pjese e paketes fiskale. Behet fjale per industrine e veres, pijeve alkoolike dhe birres. Nderkohe, mjaft kerkesa te tjera te Konfindustrise jane lene per tu shqyrtuar me vone nga Ekzekutivi, pavaresisht se ishte plotesisht e mundur qe te beheshin edhe ato pjese e paktes fiskale ne fjale. Megjithate, ne menyre te pergjithshme Konfindustria shprehu mendimin e saj se Paketa Fiskale ne shqyrtim i permbush pergjithesisht kerkesat e industrise prodhuese ne kete faze te MSA, duke kerkuar mbeshtetjen dhe miratimin e te gjithe forcave politike parlamentare.
Gjithashtu, Konfindustria parashtroi dhe arsyetoi mendimin e saj per te mbeshtur politiken e Takses se Sheshte dhe kerkoi shikimin e mundesise per te kaluar ne nje faze te mevonshme edhe ne uljen e TVSH, sipas shembullit te vendeve konkurente te rajonit ne shtimin dhe terheqjen e domosdoshme te investimeve te vendit dhe te huaja. Shqetesim tjeter i Konfindustrise paraqitur ne seancen degjimore, ishte problemi i harmonizimit te legjislacionit shqiptar me ate te vendeve te BE. Shikohet me keqardhje se vazhdohet te pergatiten ligje te rendesishme krejtesisht ne kundershtim me praktikat e vendeve te BE. Si shembull u paraqit Projekt Ligji i Ushqimit si ligj themelor dhe me pasojat te drejtperdrejta per industrite dhe konsumatorin shqiptar.
Antaret e Komisionit te integrimti shprehen kerkesen e tyre per te mbajtur marrdhenie te ngushta me Konfindustrise dhe u la qe se shpejti te mbahet nje senace tjeter degjimore e perbashket me problematike me te gjere.
Ne fund pas shpjegimeve te Konfindustrise nga antaret e Komisionit te Integrimit u ra dakor,t qe Paketa Fiskale 2007 te kalonte me konsensus nga perfaqesuesit e te gjithe forcave politike ne Komisionin e Integrimit, duke sherbyer keshtu si nje shembull i rralle, qe duhet vleresuar. Konfindustria shpreh kenaqesine e saj per veprimin e mesiperme te antareve te Komisionit te Integrimit, si hap i prekshem vendimarres drejt ndertimit te shtetit modern dhe nje rritje e ndergjegjesimi te politikes shqiptare per nxitjen e prodhimit vendas ne kushte e integrimti te Shqiperise ne BE.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|