English   |   Kontakt
 
 
 
Vonesat ne miratimin e paketes fiskale
Konfindustria shpreh shqetesimin e saj lidhur me vonesat e miratimit te paketes fiskale 2007 ne parlamentin shqiptar. Eshte e domosdoshme, qe pas miratimit te saj ne parim nga Kuvendi i Shqiperise dhe marrjes parasysh ne konsensus nga te gjithe krahet e politikes te kerkesave te Konfindustrise, nepermjet seancave degjimore te zhvilluara me komisione parlamentare dhe paraqitjes institucionale te verejtjeve per permiresimin e saj, te zhvillohet pa vonese edhe miratimi nen per nen i Paketes Fiskale 2007. Vonesat e miratimit te paketes sjellin si rrjedhim edhe shtyrjen e hyrjes ne fuqi te pasojave te saj ligjore.

Vonesat ne hyrjen ne fuqi te Paktes fiskale do te thote qe sidomos per industri te rendesishme te ekonomise shqiptare si industria e prodhimit te veres,- industria e prodhimit te pijeve alkoolike dhe industria e prodhimit te birres, te vihen ne veshtiresi serioze pikerisht ne kulmin e sezonit dhe per me shume ne pasojat e veprimit te MSA. Konfindustria ne menyre teper profesionale ka bere te mundur qe ne Paketen Fiskale 2007, te jene pjese perberese disa politika ndihmuese te prodhimit vendas sipas shembullit te vendeve te ndryshme te Bashkimit Europian dhe ne zbatim te drejtperdrejte te Direktivave te Komisionit te Bashkimit Europian. Cdo vonese ne zbatimin e tyre eshte ne dem te prodhimit vendas dhe stimulim te importeve, duke shkaktuar veshtiresi serioze ne ekonomine shqiptare ne afatgjate.

Konfindustria ne menyre te vazhdueshme ka ndikuar drejperdrejt ne ndertimin dhe permiresimin e Paketes Fiskale 2007. Ne kete kuptim Konfindustria shpreh kenaqesine, qe propozimet e saj lidhur me : - Shtyrjen e hyrjes ne fuqi te pagesave ne masen prej 90% nepermjet sistemit bankar, dhe – Rritjen e pragut te shpenzimeve te reklamave, jane marre parasysh, ndonese ne forme pjesore, nga ekzekutivi dhe komisionet parlamentare, duke shprehur bindjen se e njejta gje do te ndodhi edhe ne Kuvendin e Shqiperise. Konfindustria ne takimet e saj te dendura per Paketen Fiskale 2007 ka marre garancite e nevojshme per sa me siper nga te gjithe krahet e politikes shqiptare te te gjitha ngjyrave, qe propozimet e saj do te kalojne me konsensus.

Konfindustria, kerkon miratimin pa vonese te paketes fiskale, perndryshe cdo vonese do te zbehi ndjeshem efektet pozitive te pritshme te saj per industrine prodhuese vendore.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara