English   |   Kontakt
 
 
 
Paketa Fiskale: Unanimitet per propozimet e Konfindustrise
Konfindustria pershendet perfaqesuesit e forcave politike te pozites dhe opozites per miratimin me unanimitet ne Kuvendin e Shqiperise te propozimeve te saj te pembajtura ne Paketen Fiskale 2007. Miratimi i propozimeve te Konfindustrise perben nje shembullin e pare te ndertimit te politikave ekonomike ne ndihme te drejtperdrejte te industrise prodhuese vendore dhe njekohesisht eshte tregues i qarte i rolit percaktues te Konfindustrise ne vendimarrjen ekonomike te sotme dhe ne te ardhmen, ne perfitim te te gjithe qytetareve shqiptare dhe zhvillimit te vendit.

Gjithashtu, duke qene te bindur se qellimet e kerkesave te Konfindustrise perputhet ne afatgjate me interesat ekonomike dhe mireqenies se qytetareve, paraqiti dhe kerkoi mbeshtetjen nga te gjithe forcat politike kryesore parlamentare te vendit. Konfindustria shpreh falenderimet per gjetjen e mbeshtetjes se plote te propozimeve te saj ne menyre te njekohshme nga pozita dhe opozita, duke shenuar nje rast te rralle ne historine e politikes shqiptare dhe duke qene nje shprese e mire per thellimin dhe shtrirjen e bashkepunimit ndermjet tyre edhe ne te ardhmen per ceshtje madhore te vendit .

Propozimet e Konfindustrise te pergatitura profesionalisht sipas Standarteve dhe Direktivave te BE dhe ne shprehje te interesave te industrive shqiptare kishte kohe qe u ishin paraqitur ekzekutivit e komisioneve parlamentare gjate gjithe procesit te perpunimit te Paketes Fiskale 2007. Propozimet e saj kryesore prekin pozitivisht sektore shume te rendesishem te ekonomise si : - Industria e prodhimit te veres, - Industria e prodhimit te pijeve alkoolike, - Industrine e prodhimit te birres ne te cilat jane bere investime te medha, punesojne me mijra njerez, prekin interesat edhe te dhjetra mije fermereve shqiptare dhe sjellin te ardhura te konsiderueshme ne buxhetin e shtetit. Gjitashtu, shumica tjeter e propozimeve te Konfindustrise eshte pranuar parimisht per tu perpunuar ne te ardhmen.

Njekohesisht, theksojme se miratimi i propozimeve te Konfindustrise, jane ne thelb masa qe duheshin te ndermerreshin me kohe. Ishte e domosdoshme qe nga ekzekutivi te ndertoheshin ne kohen e duhur politika te tilla, me qellim qe tu paraprihej pasojave te nenshkrimit te MSA. Thellimi shqetesues i deficitit tregtar te vendit ne 6 mujorin e pare e vitit 2007, si viti i pare i nenshkrimit te MSA eshte tregues i qarte per sa me siper. Megjithate. Konfindustria shpreson se gabimet dhe humbja e panevojshme e kohes per ndertimin dhe zbatimin e politikave nxitese te prodhimit shqiptar sipas shembullit te vendeve te BE, nuk do te perseritet. Miratimi me konsensus i propozimeve te saj nga forcat kryesore te politkes shqiptare eshte nje shprese e mire per te ardhmen.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara