English   |   Kontakt
 
 
 
Zbatimi i ligjit te shumeperfolur penaliteve ndaj kompanise "Top Media"
Konfindustria shpreh shqetesimin e saj per fillimin e zbatimit te ligjit te shumperfolur te penaliteteve ndaj bizneseve shqiptare, sikurse ishte rasti i kompanise “Top Media”. Pa dashur te hyjme ne metodiken e perdorur nga institucionet tatimore ne llogaritjen dhe venien e gjobes ne fjale, cka te ben pershtypje eshte se - se pari, ligji i penaliteteve po fillon te zbatohet me shifra gjobash praktikisht asgjesuese ndaj bizneseve dhe - se dyti, ka shenjat e nje goditje selektive te paramenduar ne rastin ne fjale, cka eshte krejtesisht e papranueshme ne rregullat baze te ekonomise se tregut te lire dhe sistemit demokratik, qe kerkojme te ndertojme. Rasti eshte i rende kur kihet parasysh, se sikurse Konfindustria ka shprehur ne arsyetimin e saj kunder ligjit te penaliteteve, ambienti institucional me mungesen e sistemit ankimor te paanshem ne te cilen nje ligj i tille vepron, eshte krejtesisht e papershtatshme per biznesin.

Konfindustria, ne emer te industrialisteve me te rendesishem te vendit, duke shpresuar ne bindjen e saj se veprimi ne fjale nuk buron nga vendimarrjapolitike, i drejtohet institucioneve me te larta te ekzekutivit shqiptar te marrin sa me shpejt masat e nevojshme per te rishikuar me drejtesi dhe asnjeanesi veprimin e mesiperm te institucioneve tatimore. Eshte rasti i mire te tregohet se biznesi prodhues &sherbimeve, sikurse eshte edhe kompania e rendeishme “Top Media’ duhet te kene besim te shteti i tyre. Cdo veprim i kundert do te ishte me pasoja te renda ne politiken e nxitjes se investimeve aq shume te deshiruara dhe te kerkuara per zhvillimin ekonomik te vendit. Per me shume eshte krejtesisht e papranueshme, qe me duart tona te veme ne veshtire edhe ato pak biznese, qe eksportojne prodhime&sherbime shqiptare jashte vendit, sikurse eshte rasti i kompanise ne fjale. Pa permendur rendesine me vlera strategjike te pacmuara te medias per vetedijen kombetare ne te gjithe trevat mbareshqiptare dhe emigracionin tone ne bote.

Konfindustria deshiron te shprehi besimin e saj, se vendimarrja politike ka dhe do ta shprehi vullnetin e saj per te dhene zgjidhjen e duhur dhe pa dhimbje te ceshtjes se “ Top medias”, duke e kthyer rastin ne fjale vetem ne nje shembull, qe nuk duhet te perseritet me, ne marredheniet shtet-biznes.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara