| |
| |
| Kriza energjitike dhe pasojat e saj ne industrine shqiptare |
|
Konfindustria, vlereson se zgjedhja e Presidentit te Ri te Republikes z. Bamir Topi, te cilit i urohet sukses ne detyren e tij te rendesishme, duhet te shoqerohet nga kujdesi maksimal i ekzekutivit shqiptar per te perballuar me kosto sa me te ulta, krizen energjitike te rende, qe vendi po perjeton ne menyre te perseritur. Eshte per te ardhur keq, qe vendimarrja politike shqiptare nuk i ka shtuar sistemit asnje burim ose lidhje interkonjeksioni te rendesishme, qe prej vitit 2000, si vit i fillimit te krizave te renda energjitike.
Pasojat e krizes jane te renda, sidomos per industrine prodhuese&sherbimeve shqiptare, aq me shume kur dihet se jemi pikerisht ne pikun e sezonit te prodhimit dhe te turizmit. Kriza energjitike parashikohet te kete pasoja negative ne industrite prodhuese shqiptare ne rritjen e kostove dhe uljen e sasive te prodhimit. Pasojat e krizes energjitike ne prodhimin vendor jane edhe me te renda, nese kemi parasysh se gjithcka ndodh ne kushtet e pasojave te MSA ku konkurenca e prodhimeve te huaja eshte teper e forte. Ne keto kushte rrezikohet te kemi rritje te metejshme te deficitit tregtar, qe edhe keshtu ka kapur shifrat shqetesues prej nje rritje prej mbi 20% si 6 mujor ne krahesim me te njejten periudhe te vitit 2006.
Duke gjykuar ne nje te ardhme edhe me te veshtire te sigurimit te gjendjes, Konfindustria ka planifikuar qe te zhvilloje se afermi nje takim me drejtuesit e KESH dhe Ministrise se Energjitikes per te perpunuar sebashku skenaret e veprimit per periudhen afatshkurter. Do te vleresohet : - mundesia e percaktimit te orareve fikse te shperndara gjate gjithe 24 oresh-it per industrite ne te gjithe territorin e vendit, - kalimin naten te pjeseve te caktuara te industrise. Gjithashtu, do te kerkohet - ngritja e strukturave te perbashketa KESH-Konfindustri per miremanaxhimin e burimeve energjitike dhe zvogeluar mundesine veprimeve korruptive nga punonjes te korporates ne shperndarjen e energjise elektrike.
Konfindustria ka mbajtur marredhenie te drejtperdrejta me drejtuesit kryesore te KESH ne menyre qe te bashkohen perpjekjet e dyanshme me qellim pakesimin sa te jete e mundur te pasojave te mungeses se energjise elektrike ne ekonomine prodhuese te vendit. Qellimi ka qene qe ne bashkepunim me njeri tjetrin te behet e mundur te perdoren me efektivitet maksimal rezervat energjitike te kufizuara, qe vendi zoteron. Deri me tash cmojme se brenda mundesive te tyre drejtuesit e KESH kane mundur te sigurojne furnizim me energji elektirike per Zonat Industriale, pra per zonat ku industrite jane te perqendruara. Problematike jane industrite e shperndara, qe po e ndjejne me shume krizen, me pasoja te renda ne prodhimin dhe efektivitetin e tyre ekonomik.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|