| |
| |
| Hyn ne fuqi paketa fiskale |
|
Konfindustria, me rastin e hyrjes ne fuqi te paketes fiskale ne 1 /8/2007, shfrytezon rastin te njoftoje lajmin e rendesishem se per here te pare ne Shqiperi, u be e mundur te permiresohet legjislacioni fiskal ne ndihme konkrete te ekonomise prodhuese vendore dhe njekohesisht duke respektuar kushtet e rregullat e MSA dhe OBT. Qellimi eshte qe ne kushtet e hapjes me shpejtesi te tregjeve si pasoje e proceseve te integrimit te Shqiperise ne BE, te fillojme te perpunojme dhe zbatojme politikat balancuese te munguara dhe shume te nevojshme per ekonomine prodhuese shqiptare. Shenojme se mungesat e politikave qeveritare te deritashme kane bere, qe sidomos pas nenshkrimit te MSA, konkurenca e prodhimeve te huaja te rritet ndjeshem ne dem te prodhimit vendor, duke shenuar dhe rekordin historik te deficitit tregtar te shenuar vitin 2006 prej 2.7 miliard euro dhe per me shume thellimin e tij ne 6 mujorin e pare te vitit 2007 ne mbi 20% ne krahesim me periudhen e njejte te vitit paraardhes, me te gjitha rrjedhat e padeshirueshme ne rrezikun e falimentimit masiv, te punesimit, problemin social, etj. .
Konkretisht, bazuar ne propozimin profesional te Konfindustrise te konsultuar me studiot me te dalluara te fushes se BE, u be e mundur aplikimi i diferencimit te akcizes sipas sasise se prodhimit, per sektoret e meposhtem te ekonomise prodhuese vendore: - Industria e prodhimit te verës dhe verëra të gazuara; shampanjë; musht rrushi Për prodhim deri në 1000 hektolitra/vit, për prodhues dhe importues akciza eshte 20 lekë/litër. Për prodhim më të madh se 1000 hektolitra/vit, për prodhues dhe importues akciza eshte 50 leke/liter. - Industria e prodhimit te vermut e verëra të tjera të përgatitura nga bimët ose substancat aromatizuese Për prodhim deri në 300 hektolitra/vit, për prodhues dhe importues akciza eshte 20 lekë/liter. Për prodhim më të madh se 300 hektolitra/vit , për prodhues dhe importues akciza eshte 50 lekë/liter. - Industria e prodhimit te pijeve alkoolike me forcë alkoolike ndaj volumit mbi 12% Për prodhim deri në 20000 hektolitra/vit, për prodhues dhe importues akciza eshte 150 lekë/liter. Për prodhim më të madh se 20000 hektolitra/vit, për prodhues dhe importues akciza eshte 200 lekë/liter. - Industria e prodhimit te birres. Per prodhim te barabarte ose me te madh se 200.000 hektolitra ne vit akciza per prodhues dhe importues akciza eshte 40 leke/liter dhe per me pak se 200.000 hektolitra mbetet 30 leke/liter. Sa me siper do te thote qe praktikisht industrite shqiptare te sektoreve te mesiperm do te kene nje arme te rendesishme ne duar per te qene ne kushte me te barabarta gare me shumekombeshet prodhuese te botes, pavaresisht, se perseri mbetet jashtezakonisht shume per tu bere ne kete drejtim jetik per zhvillimin ekonomik te vendit ne afatgjate dhe mireqenien e qytetareve shqiptare.
Konfindustria, me miratimin ligjor te propozimeve te saj ne mbeshtetje te prodhimit vendas ne sektoret e mesiperm, ka shenuar nje arritje te rendesishme si institucion me vlera kombetare. Gjithashtu, eshte dhene shembulli i pare sesi mund dhe duhet punuar ne perpunimin e politikave ekonomike edhe nga institucionet shteterore ne kushtet e integrimit te vendit ne BE dhe respektimit plotesisht te detyrimeve tregtare nderkombetare.
Konfindustria fton industrialistet perfaqesues te sektoreve te tjere te ekonomise prodhuese&sherbimeve shqiptare, qe te adresojne prane saj problematiken e tyre me qellim, qe te ndermerren hapat e duhur institucionale per ti zgjidhur ne menyre profesionale dhe ligjore sa me shpejt, sipas shembullit te dhene ne Paketen Fiskale 2007.
Konfindustria, falenderon te gjitha forcat politike parlamentare shqiptare te pozites dhe opozites, qe mbeshteten me konsensus te plote propozimet e Konfindustrise per Paketen Fiskale 2007.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|