English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kundershton idene e trisketimit te energjise elektrike.
Konfindustria, ne emer te industrive me te rendesishme te vendit, kundershton ne menyre te prere idene komuniste te "trisketimit te energjise elektrike". Konfindustria i ben me dije opinionit publik, se hedhesit ne media nen emrin e Konfindustrise te idese se « tallonave » njekohesisht qesharake dhe nostalgjike e kohes se dikatatures, jo vetem nuk perfaqesojne vullnetin e saj, por duke mos qene industrialiste nuk jane as edhe antare te thjeshte te Konfindustrise.

Konfindustria i riben me dije institucioneve shteterore, se:

- Se pari, industrialistet shqiptare nuk pranojne te jene ne rolin e lypsarit te Qeveria, por kerkon nga kjo e fundit te beje detyren per te siguruar energjine elektrike, detyre per te cilen ka kerkuar votat e qytetareve dhe biznesit. Industrialistet nuk pranojne te jene ne rolin e lypsarit, sepse ata e paguajne deri ne qindarken e fundit energjine, per te cilen kane nevoje plot 24 ore te dites. Perndryshe, shkojne drejt humbjeve te pariparueshme ne afatgjate me pasoja te renda ekonomike, financiare e sociale ne afatgjate per prodhimin vendas dhe gjithe qytetaret shqiptare. Ideja e “Trisketimit” te energjise elektrike eshte tentative e shmangies se pergjegjesive nga Qeveria drejt biznesit dhe qytetareve si dhe i pranimit pa kushte te faktit te kryer nga keta te fundit.

- Se dyti, Konfindustria ka treguar me veprime te qarta mirekuptimi me KESH, se eshte per bashkpunim me vendimarrjen ekzekutive dhe politike pa dallim ngjyrash partiake. Palet duhet te ulen per te dhene zgjidhje lehtesuese te krizes me veprime serioze te dyanshme shtet-biznes dhe jo me rishpikjen e turpshme dhe shkaterruese te perdorimit te tallonave “shpetimtare” te komunizmit.

- Se treti, bejme me dije, se mungesa e energjise per industrine shprehet me : - rritjen e kostove dhe deri - ne bllokimin e plote te prodhimit. Te dyja pasojat sa me siper ndodhin ne -pikun e prodhimit vendor dhe bashkuar edhe me -pasojat e MSA, sjellin pashmangshmerisht rritjen e cmimeve, qe ne mjaft sektore rendesishem tashme ka kaluar ne mbi 10% dhe me pas, nese gjendja vazhdon te jete e tille, do sjellin deri ne falimentim te industrive vendore perballe konkurences se ashper te prodhimeve te huaja, qe edhe pa pasojat shkaterruese te krizes se energjise ishte shume forte. Mjafton te permendim se vetem ne 6 mujorin e pare te 2007 kemi nje rritje prej 23% te deficitit tregtar te vendit dhe shenojme se eshte periudha e para fillimit te krizes energjitike. Rrezikohen seriozisht: 1- industria e prodhimit te mobiljeve, 2- industria e prodhimit te pijeve, 3- industria e perpunimit te mishit, 4- industria e prodhimit te birres, 5- industria e prodhimit te lengjeve, 6- industrite e sherbimeve ne pergjithesi. Pasojat ekonomike te krizes energjitike priten te jene mjaft te renda ne vazhdim per industrite shqiptare, nese nuk merren masa urgjente balancuese.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara