| |
| |
| Zbatimi i VKM per “ Pagat e References†dhe keshillat e Konfindustrise per shmangien e problemeve. |
|
Konfindustria, shpreh shqetesimin e saj per te dhenat e para qe vijne per menyren e aplikimit te VKM per “ Pagat e References†nga institucionet tatimore. Duke theksuar edhe nje here tjeter qendrimin e Konfindustrise se sistemi i pagave te references te vendosur nga ekzekutivi, duke qene se merret me pasojat dhe jo shkaqet e prodhimit te evazionit fiskal, nuk eshte menyra e duhur per te formalizuar tregun e punes, aq shume te deshiruar dhe te kerkuar nga industrialistet me te rendesishem te vendit, keshillojme institucionet pergjegjese te shtetit shqiptar per sa me poshte;
1- Te saktesoje plotesisht me akte te hollesishme nenligjore ne zbatim te VKM ne fjale te gjitha rastet kur dokumentacioni i paraqitur nga punedhenesit duhet te konsiderohet i plote per nepunesit tatimore. Ne rast te kundert rrezikohet qe perdorimi i pagave te references nga institucionet e fiskut te kthehet nga nje rast i vecante ne nje rast te pergjithshem, te kthehet ne rast i perdorimit te sanksioneve ndaj biznesit, duke demtuar rende marredheniet shte- biznes, rritjen e kostove te panevojshme te biznesit dhe vershimin e rasteve per zgjidhje ne gjykate
2- Te rishikoje ne themel vete sistemin e pagave te references kur, bazuar ne te dhenat e mjaft industrive te rendesishme te vendit, kemi shmangie te konsiderueshme nga tregu real i punes. Sa me siper shkakton probleme te renda per rritjen e panevojshme te kostove te prodhimit dhe te sherbimeve shqiptare, prodhim te konkurences se padrejte brenda vendit dhe rrezikim serioz edhe te jetegjatesise se industrive shqiptare ne garen e ashper per tregje ne kushtet e zbatimit dhe te pasojave te MSA.
3- Te pezulloje deri ne daljen e akteve nenligjore te hollesishme ne zbatim te sistemit te permiresuar te pagave te references, aktin ligjor ne fjale. Ne rast te kundert rrezikojme te kalojme ne shtim te informalitetit ne tregun e punes , cka do te shtremberoje edhe vete qellimin e mire te luftes kunder informalitetit, shtim te korrupsionit, etj.
4- Gjate kohes se pezullimit te zbatimit te « pagave te references » te kerkohet rritje e kapaciteteve administruese dhe profesionale nga institucionet e fiskut, marrja e masave ndeshkuese te ashpra ndaj abuzuesve dhe ndergjegjesim te subjekteve punedhenes.
5- Te punohet sa me shpejt per ngritjen e Gjykatave Administrative e pavarur nga ekzekutivi, si trupa qe do te gjykoje me shpejtesi te gjitha konfliktet institucione fisku –biznes perfshi edhe konfliktet lidhur me zbatimin e « pagave te references »
Konfindustria eshte e gatshme sikurse deri me tash te bashkepunoje ngushtesisht me institucionet perkatese te ekzekutivit per te permbushur me sukses luften kunder informalitetit, shtimin e investimeve prodhuese ne vend dhe mireqenien e gjithe qytetareve shqiptare.
Administratori i Pergjithshem Gjergj Buxhuku
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|