English   |   Kontakt
 
 
 
Pasojat e para negative te MSA
Konfindustria shpreh shqetesimin e saj dhe njekohesisht kerkon te terheqi vemendjen e Qeverise, politikes dhe publikut me faktin e pakendshem se ekonomia shqiptare po perballet me pasojat e para negative te MSA-Marrveshja e Stabilizim Associjimit me Bashkimin Europian.

Per kete shembulli i pare i prekshem vjen nga industria e birres. Bazuar ne te dhenat e institucioneve shteterore perkatese pas heqjes se barrierave doganore ne muajin dhjetor 2006 importet e birres ne vend jane rritur perkatesisht me mbi 51 % ne janar dhe mbi 64% ne muajin janar perkatesisht me muajt e vitit parardhes. Analiza tregon qe gjithe zgjerimi objektiv i tregut te produktit ne fjale eshte kapur ne masen mbi 90% nga prodhimi i huaj. Nderkohe shqetesues paraqiten edhe importet e prodhimeve te tjera industriale vendore.

Shembulli i mesiperm tregon se vendi eshte krejtesisht i papergatitur per tu perballur me pasojat e MSA. Jo vetem ne kohen e pergatitjes se nenshkrimit dhe periudhen tranzitore te hyrjes ne fuqi nte MSA nuk kishte asnje strategji qeveritare pervojave te vendeve te BE per tu perballur me pasojat e pritshme te rritjes se konkurences se prodhimeve te huaja ne shpine te prodhimit vendor, por edhe ne periudhen e tashme asgje nuk po ndodh. Kete e tregon edhe fakti se deficiti tregtar ne 2006 eshte 14% me i rritur ne krahesim me nje vit me pare dhe deficiti korrent eshte i rritur.

Paralajmerimet e Konfindustrise drejtuar Qeverise se bashku me propozimet perkatese konkrete per zevendesimin e politikave tregtare me politika fiskale sektoriale mbeshtetur ne shembujt dhe pervojen e vendeve me te zhvilluara te BE, te pergatitura ne detaje sipas legjislacioni ne fuqi ne vendet e BE, nuk jane marre ne konsiderate.

Konfindustria keshillon Qeverine dhe vendimarrjen politike te vendit, qe te mos krijoje probleme te panevojshme, sic eshte rasti i fundit i ligjit te penalizimeve, per te cilat shpenzohen energji te pafundme ne menyre te pafrytshme, por te perqendrohet ne ceshtjet kryesore, qe kane lidhje me ekonomine, industrine vendore dhe qytetaret shqiptare.

Konfindustria eshte e gatshme te bashkepunoje me propozime konkrete per te beer te mundur permbushjen e qellimeve te perbashketa te mesiperme.


Gjergj Buxhuku
Administratori i Pergjithshem
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara