| |
| |
| Thellohet deficiti tregtar |
|
Konfindustria, shpreh shqetesimin e saj per thellimin e deficitit tregtar te vendit ne mbi 23% per 6 mujorin e pare te vitit 2007 ne krahesim me te njejten periudhe te vitit paraardhes.
Shenohet se thellimi i deficitit tregtar ne periudhen ne fjale, perkon me kohen para krizes energjitike, qe po kalon vendi, cka do te thote qe per periudhen ne vazhdim gjendja e bilancit tregtar per periudhen e mbetur te vitit mund te jete edhe me negative ne shtim te importeve dhe uljes se aftesise konkuruese te prodhimeve te industrive prodhuese&sherbimeve vendore. Bazuar ne te dhenat, qe kane ardhur ne Konfindustri ne periudhen ne vazhdim, nga antaret/ perfaqesues te industrive me te rendesishme te vendit, pasojat e krizes energjitike po japin ndikim te dukshem ne shume nga industrite kryesore te vendit te prodhimeve kryesisht ne rritjen e kostove, qe po kapin shifrat nga 6- 10%, varesisht peshes se zerit “energji elektrike†ne prodhimet e tyre. Deri me tash, bazuar gjithmone ne te dhenat e mesiperme, industrite vendore pergjithesisht nuk po e pasqyrojne rritjen e kostos se tyre ne cmim, por se shpejti pritet qe kjo te ndodhi, nese gjendja vazhdon e njejte ne furnizimin me energji elektrike. Gjithashtu, theksojme se thellimi i deficitit tregtar ndodh ne kushtet kur ekonomia prodhuese vendore po ndjen pasojat e para te MSA. Nga ana tjeter shpenzimet e medha te importit te energjise elektrike rrezikojne te japin efekt negative edhe ne thellimin e deficiti korrent te vendit, duke sherbyer si shkak serioz per prishjen e ekuilibrave makroekonomike ne teresi. Kjo do te zhvleftesoje shpejt duke e bere te pavlefshme edhe nderhyrjen e fundit te rritjes se normes baze te interesit nga Banka e Shqiperise me 0.25%. Pasojat shqetesuese ne deficitin tregtar dhe deficitit korrent tregojne se sa e drejte ka qene kerkesa e vazhdueshme e Konfindustrise per ndertimin e politikave balancuese ne ndihme te prodhimit industrial vendor ne kushtet e konkurences se ashper me prodhimet e huaja si edhe per pasjen prioritet absolute te politkave qeveritare per uljen e domosdoshme te kostove te prodhimit ne vend.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|