English   |   Kontakt
 
 
 
Pasojat e mungeses se furnizimit me uje me te cilat perballen industrite prodhuese ne vend
Konfindustria njofton me shqetesim se industrite prodhuese ne vend po perballen pervec pasojave e krizes energjitike edhe me probleme te renda te furnizimit me uje te impianteve industriale, qe furnizohen nga rrjetet publike. Sidomos gjendja paraqitet e rende ne Tirane, ku ne menyre te vazhdueshme ka nderpreje te furnizimit me uje.

Bazuar ne informacionet, qe arrijne ne Konfindustri, vihet re se jane shpeshtuar nderprerjet masive te furnizimit me uje per industri mjaft te rendesishme te vendit, lenien pa pune me ore te tera te tyre cka ka cuar ne qindra e qindra milione leke deme me pasoja te renda financiare dhe tregtare. Shenojme se, Konfindustria mirekupton te gjitha pasojat e krizes se tejzgjatur te thatesires, por ne asnje menyre nuk mund te pranohet, qe ne kostot objektive te shtohen edhe kosto te tjera, qe vine si pasoje e manaxhimit te dobet te ndermarrjeve publike. Fenomeni i mesiperm eshte i prekshem ne furnizimin me uje te impianteve industriale, ku nderprerjet pergjithesisht vine si pasoje jo e mungeses se rezervave ujore, por i defekteve dhe shperdorimeve ne shperndarje me shenja te dukshme korrupsioni.

Konfindustria terheq vemendjen e institucioneve publike pergjegjese per domosdoshmerine e garantimit te furnizimit me uje te industrive prodhuese, qe jane ne pikun e prodhimit te tyre, bazuar ne kontrata ligjore. Duhet ta kuptojme se behet fjale vetem per mbijetesen e industrive prodhuese ne kushtet e sotme kur kostos se pasojave te MSA, i shtohen kostot e renda te krizes energjitike. Eshte krejtesisht e papranueshme qe kostove objektive te mesiperme te shkaktuara nga thatesira e tejzgjatur energjitike me permasat e nje fatkeqesie natyrore, ti shtohen edhe kosto te ardhura nga manaxhimi i dobet dhe korrupsioni. Perndryshe industrite prodhuese te vendit shume shpejt do te vihen perballe humbjeve te renda dhe deri ne rrezikun e falimentimit perballe prodhimeve te huaja. Te dhenat e 6 mujorit te pare te vitit 2007, ku deficiti tregtar eshte thelluar ne shifren maksimale prej 23% dhe importet kane kapur nivelet me te larta historike, flasin qarte per problemet serioze me te cilat perballet ekonomia prodhuese shqiptare.

Konfindustria, eshte e gatshme te bashkepunoje me institucionet pergjegjese te ekzekutivit shqiptar per pakesimin sa te jete te mundur te pasojave objektive te krizes, por kerkon me force, qe te punohet per te shmangur me cdo kusht pasojat e manaxhimit te dobet, sic eshte rasti i pengesave te furnizimit me uje te impianteve industriale
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara