English   |   Kontakt
 
 
 
Sistemi i Ujesjellesave Publike tashme ne pronesi dhe administrim te Bashkise dhe Komunave
Konfindustria mbeshtet transferimin e Sistemit te Ujesjellesave Publike nga Pushteti Qendor ne pronesi dhe administrim te Bashkise dhe Komunave, duke theksuar njekohesisht se ka qene nje vendim teper i vonuar i vendimmarjes politike, qe ka ndikuar mjaft ne veshtiresite dhe problematiken e renduar te furnizimit me uje teknologjik te industrive te prodhimit&sherbimeve. Ka nje periudhe me teper sesa 5 vjecare, qe nje mase e tille eshte vonur per me shume ne shkelje ligjore, mbeshtetur ne Ligjin Organik te Pushtetit Vendor, Strategjine e Decentralizimit dhe vete Direktivat e Keshillit te Europes, qe percaktonin fundin e vitit 2002 per perfundimin e transferimit te Ujesjellesave Pushteteve Vendore. Konfindustria shpreson, qe nje vendim i tille te mos jete vetem nje shkarkim pergjegjesish ne kohe te veshtire nga Qeveria dhe kalimi i tyre drejt Bashkive dhe Komunave, por te shoqerohet edhe me masat e duhura financiare te domosdoshme mbeshtetese. Rendesia e permiresimit rrenjesor te furnizimit me uje te qytetareve, rrjeteve tregtare dhe industrive, eshte jetike per ekonomine shqiptare.

Konfindustria ka verejtur me shqetesim se ne veren e vitit 2007 perfshi periudhen ne fjale, industrite prodhuese ne vend po perballen pervec pasojave e krizes energjitike edhe me probleme te renda te furnizimit me uje te impianteve industriale, qe furnizohen nga rrjetet publike. Sidomos gjendja paraqitet e rende ne Tirane, ku ne menyre te vazhdueshme ka nderpreje te furnizimit me uje. Jane shpeshtuar nderprerjet masive te furnizimit me uje per industri mjaft te rendesishme te vendit, lenien pa pune me ore te tera te tyre, cka ka cuar ne qindra e qindra milione leke deme me pasoja te renda financiare dhe tregtare.

Konfindustria, duke shpresuar ne permiresimin e menaxhimit te sistemit te ujesjellesve pas vendimit te fundit te Qeverise Shqiptare per kalimin te tyre ne administrim dhe pronesi te Pushtetit Vendor, terheq edhe njehere vemendjen e institucioneve publike pergjegjese per domosdoshmerine e garantimit te furnizimit me uje te industrive prodhuese ne periudhen ne vazhdim. Behet fjale vetem per mbijetesen e industrive prodhuese ne kushtet e sotme, kur kostos se pasojave te MSA, i shtohen kostot e renda te krizes energjitike. Eshte e papranueshme, qe kostove objektive te mesiperme te shkaktuara nga thatesira e tejzgjatur energjitike, ti shtohen edhe kosto te ardhura nga manaxhimi i dobet dhe korrupsioni i ndermarrjeve te ujesjellesave. Perndryshe, industrite prodhuese te vendit me kostot e shtuara te prodhimit&sherbimeve, jane perballe humbjeve te renda, qe mund te cojne deri ne rrezikun e falimentimit perballe shtimit te konkurences se prodhimeve te huaja.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara