English   |   Kontakt
 
 
 
Qeveria nuk po realizon buxhetin
Konfindustria, duke gjykuar me pergjegjshmeri te dhenat zyrtare, veren me shqetesim se per 6 mujorin e pare te vitit 2007 ka pasur mosrealizime te thella te nje prej faktoreve me te rendesishem te zhvillimit ekonomik te vendit, rritjes se mireqenies se qytetareve dhe eficences se ekzekutivit: realizimi i shpenzimeve buxhetore. Keshtu shpenzimet e pergjithshme buxhetore, nga 128,2 miliard lek te planifikuara jane shpenzuar vetem 105,4 miliarde lek, pra 22,8 miliard lek ose 18% me pak se plani. Me shqetesues paraqitet mosrealizimi ne zerin e shpenzimeve kapitale ose investimeve , ku nga 25,7 miliard leke te planifikuara jane investuar vetem 11,2 miliard lek, pra 14,5 miliard lek ose 56,3 % me pak se investimet e planifikuara. Keshtu jane 22.8 miliard leke qe i mungojne tregut. Ne kushtet kur ekonomia jone kombetare dhe ne vecanti biznesi prodhues, po vuan pasojat e mungeses se furnizimit me energji, uje dhe pasojave te MSA, mos realizimi i mesiperm eshte kufizim “de facto” i shpenzimeve buxhetore te parashikuara, me pasoja negative ne afatgjate per zhvillimin ekonomik dhe i pajustifikueshem ne asnje rrethane.

Mosrealizimi i shpenzimeve buxhetore sjell:
1- Kufizim te ndjeshem te kerkeses agregate per mallra dhe sherbime ne treg, duke cenuar ne menyre te ndjeshme te ardhurat e parashikuara financiare te bizneseve dhe duke qene nje faktor me shume pengues ne rritjen ekonomike te vendit edhe keshtu te kercenuar seriozisht nga kriza energjitike.
2- Mosrealizimi me eficience dhe ne kohen e duhur i projekteve infrastrukturore, qe financohen nga buxheti i shtetit vazhdon te rendoje jo vetem ne cilesine e jetes se qytetareve shqiptare, por edhe koston e bizneseve shqiptare, duke i bere ato me pak kompetitive ne garen e ashper me prodhimet&sherbimet e huaja, sidomos ne pasojat e zbatimit te MSA.
3- Mosrealizimi i planifikuar i shpenzimeve buxhetore krijon parakushtet per presion te shtuar inflacionist ne muajt e fundit te vitit financiar 2007, aq me teper i demshem ne kohen kur LEK-u per here te pare ka nje dobesim relativ kundrejt EURO-s ne periudhen e forcimit te tij tradicional, si pasoje e blerjeve te medha te energjise elektrike, importeve te shtuara te karburanteve dhe pagesave ne shuma te medha per disa investime strategjike.

Duke shpresuar se treguesit e mesiperm te mosrealizimit te perseritur te shpenzimeve buxhetore jane pasoje e vetem e paaftesise se stafeve drejtuese dhe administruese te ministrive dhe institucioneve te vecanta ekzekutive, Konfindustria i kerkon Qeverise dhe Kryeministrit te Shqiperise, qe eshte e domosdoshme te punohet per: 1- te rritur me cdo kusht dhe sa me shpejt shkallen e realizimit te shpenzimeve buxhetore, 2- te rritur performancen e institucioneve ekzekutive, qe merren me pergatitjen e projekteve te financuara nga buxheti , 3- te forcoje aftesite kontrolluese per realizimin me eficience dhe ne kohe te projekteve publike, per te mos lejuar me tej humbjet e pallogaritshme, qe i shkaktohen ekonomise kombetare.

Konfindustria e vlereson angazhimin e Qeverise dhe institucioneve shteterore perkatese per mbledhjen e te ardhurave buxhetore, te cilat aktualisht paraqiten ne nje nivel te kenaqshem, por kerkon qe keto burime financiare te perdoren me eficence dhe ne kohen e duhur per rritjen ekonomike te vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptare
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara