English   |   Kontakt
 
 
 
Sondazhi i dyte i Konfindustrise perpara zgjedhjeve te 25 prillit

Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë ka përpunuar dhe paraqet përfundimet e modulit të dytë të sondazheve me bizneset, lidhur me programet ekonomike të partive politike të  paraqitura me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Sondazhet kanë përfshirë periudhën shkurt-java e parë e marsit 2021. Në vlerësim janë përfshirë 143 biznese të kategorive të mesëm dhe të mëdhënj në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan. Sektorët janë industri, prodhim, shërbime, agroindustri, etj, që punojnë  në  kushtet e tregjeve të hapura konkurenciale. Në sondazhe nuk janë  përfshirë biznese, që  punojnë në kushtet e tregjeve të  mbyllura, me konkurencë  të  kufizuar, përfitues të PPP, koncesioneve, licenca të  privilegjuara shtetëroe, etj.

-         Pyetjes së parë të sondazhit të  modulit të dytë, nëse mbështesin taksën e sheshtë  9% të propozuar nga opozita, ose taksën progresive në  rritje, duke filluar nga 15% të  pozitës, dhe/ose asnjerën prej tyre, përgjigjet e bizneseve ishin si më poshtë ;

o  67% e bizneseve mbështesin zbatimin e taksë se sheshtë 9%

o  33% e bizneseve u shprehen me besim te ulët dhe/ose nuk mbështesnin asnjërën prej propozimeve partiake

  

-         Pyetjes së dytë të sondazhit, nëse duhet të zbatohen të  njejtat politika fiskale taksimi përkatësisht për: - kategoritë  e bizneseve, që punojnë në  kushtet e tregjeve të hapura dhe konkurenciale dhe - kategorisë së bizneseve, që  punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, me konkurencë  të pamjaftueshme, përfitues të PPP, koncesioneve, etj. përgjigjet ishin si më poshtë :

o  71% e bizneseve ishin kundër përdorimit të  politikave fiskale të  njehsuara

o  29% e bizneseve u shprehën për politika fiskale të njehsuara  

Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë do të vazhdojë të publikojë të dhënat e e moduleve të tjera të sondazheve të kryera me bizneset, lidhur me brendinë e programeve ekonomike të paraqitura nga partitë politike me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara