English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per situaten ekonomike ne gjashtemujorin e dyte te vitit

Konfindustria vlerëson, se gjysma e dytë e vitit financiar 2022 do të jetë i vështirë për ekonominë kombëtare.

Rritja e sforcuar e të ardhurave buxhetore në pjesën e parë të vitit, qartësisht për shkak të rritjes së cmimeve të importit dhe jo për arsye të rritjes ekonomike, po jep pasoja të rënda për biznesin, qytetarët dhe ekonominë në tërësi.

Në këtë kuptim vendimet e Bordit të Trasparencës të Karburanteve dhe ngarkesa fiskale shumë e rëndë, që mbajne çmime të larta përtej tregjeve botërore, kanë natyrën e një takse shtesë, që po “shtrydh’ tregun në shërbim afatshkurtër të buxhetit dhe kontrabandës, me rrezikun e shtuar në afatmesëm  të krizës ekonomike.

Tregues për sa më sipër është rënia me 0.4% e të ardhurave të buxhetore për muajin korrik 2022 krahësimisht vitit paraardhës. Sa më sipër është shqetësuese, sepse ndodh kë kushtet e një rritje të fortë të inlacionit zyrtar me 7.8%, të çmimeve të lëndëve të para, ku kryesojne karburantet me mbi 35% rritje krahësimisht vitit 2021, si edhe energjia elektrike, dritherat, materialet e ndërtimit, etj. Renia e importeve të lëndëve të para në masë/volume gjatë periudhës 7 mujore me afër 90 mijë tonë, trëgojnë qartë për rënien e konsumit dhe paralajmërim për vështirësi në rritje të ekonomisë.

Konfindustria vlerëson, se parashikimet për ecurinë ekonomike në gjysmën e dytë të vitit 2022 janë të zymta edhe për shkak të paralajmërimeve për krizë të re energjitike në 3 mujorin e fundit të vitit në vazhdim të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu, të dhëna krahësimore jo optimiste financiare, për tu verifikuar në vazhdim, vinë edhe nga sezoni turistik në vazhdim.

 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara