English   |   Kontakt
 
 
 
Rimbursimi i TVSH-se per fermeret vendas
Konfindustria shpreh domosdoshmerine per te eleminuar padrejtesine fiskale te rende, qe i eshte bere ne vazhdimesi prodhimit bujqesor dhe blegtoral vendor. Per kete Konfindustria mbeshtet nismen per rimbursimin e TVSH-se fermereve vendas per prodhimet bujqesore dhe blegtorale, duke kerkuar njekohesisht edhe kujdesin maksimal, pare rendesine e saj, qe te behet e mundur funksionimi me sukses i skemes gjate zbatimit.

Konfindustria, i ka kerkuar prej kohesh vendimarrjes politike qe te merren masat e nevojshme, me qellim qe te zhduket diskriminimi i deritashem fiskal i fermereve vendas kundrejt prodhimeve te huaja, sic eshte ne rastin ne fjale mosrimbursimi i TVSH-se. Eshte fakt, qe ndersa fermeret shqiptare ngarkohen me TVSH per te gjitha lendet e para, karburantet, mekanike, etj, qe blejne per te realizuar prodhimin, nuk u jepet mundesia per te shkarkuar kete vlere gjate shitjes. Nderkohe, qe krejt e kunderta ndodh me prodhimet bujqesore dhe blegtorale te importit. Kjo do te thote qe e gjithe vlera e pashkarkuar e TVSH-se kthehet ne kosto per fermeret tane duke ulur ne menyre te padrejte shkallen e konkurueshmerise se tyre, qe edhe pa kete kosto eshte krejt ne disfavorin e prodhimeve vendore, me gjithe pasojat ekonomike, financiare dhe politike, qe rrjedhin, aq me shume te renda ne kushtet e zbatimit te MSA.

Konfindustria, duke vleresuar fillimin e ndreqjes se nje padrejtesie te tille fiskale, shpreh mendimin e saj se duhet ripare edhe njehere:
- masa e ribursimit prej 6% e parashikuar me synim drejt rritjes duke patur parasysh te pakten nivelet perkatese te vendeve te BE dhe te rajonit si konkurentet e drejt perdrejta te prodhimeve te fermereve shqiptare,
- procedura e zbatimit me synim drejt thjeshtimit dhe pershpejtimit te kohes se zbatimit.

Konfindustria me pare zyrtarisht ka paraqitur propozimet e saj per skemen e meparshme te rimbursimit te TVSH per 4 produktet bujqesore dhe blegtorale, qe shkonin drejt permiresimit te skemes ne drejtim te zhdukjes se keqperdorimit financiar dhe ishte shprehur jo vetem kunder eleminimit te saj por edhe zgjerimit te zbatimit te saj per te gjitha prodhimet bujqesore dhe blegtorale vendore. Ne nismen e re te ekzekutivit eshte e domosdoshme qe te vleresohet me kujdes raporti humbje-perfitim ne afatshkurter dhe afatgjate per bujqesine dhe gjithe ekonomine kombetare, nxitja me cdo kusht dhe sa me shpejt e prodhimit bujqesor dhe blegtoral te vendit. Kjo do te thote, qe nisma duhet te jete e tille, qe te jete e zbatueshme ne praktike dhe te mos mbesi vetem ne leter. Per te bere te mundur sa me siper duhet te behen realisht te interesuar te gjithe pjesemarresit e skemes nga -fermeret, -tregtaret dhe -industrite. Duke vleresuar veshtiresite objektive te zbatimit te kesaj nisme Konfindustria ne emer te industrialisteve me te rendesishem te vendit/ anetare te saj qe do te jene njekohesisht edhe nje nder hallkat me te rendesishme zbatuese, eshte e gatshme te bashkepunoje me institucionet perkatese, per arritjen e qellimit te perbashket: shtimit te prodhimit kombetar.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara