English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon ngritjen e Gjykatave Administrative
Konfindustria, i drejtohet publikisht Presidentit te Republikes z. Bamir Topi, Kryeministrit Z. Sali Berisha, Kreut te Opozites z. Edi Rama si edhe vendimarrjes politike parlamentare te te gjitha ngjyrave, duke kerkuar mbeshtetje ne nismen e saj strategjike per domosdoshmerine e marrjes se masave sa me te shpejta per permiresimin e ambientit institucional krejtesisht te pafavorshem te biznesit ne perballjet e tij ankimore me institucionet shteterore te fiskut, te renduar edhe me shume nga hyrja ne fuqi e te ashtuquajturit “Ligj i Penaliteteve”.

Konfindustria kerkon permiresimin rrenjesor te gjendjes se mesiperme, nepermjet fillimit sa me te shpejte te procedurave pergatitore nga Qeveria per: - krijimin e Gjykatave Administrative te pavarura nga ekzekutivi, sipas shembullit te vendeve te BE. Gjithashtu, Konfindustria sebashku me grupe te tjera interesit do te kerkoje rruget ligjore qe “Ligji i Penaliteteve” te mos zbatohet deri ne castin e ndertimit te Gjykatave Administrative. Perndryshe, ne kushtet e mungeses se trupave gjykuese te pavaruara dhe te besueshme, krijohet terreni i lindjes se korrupsionit, mungeses se profesionalizimit, selektivitetit aq shume te demshme per biznesin, qytetaret, demokracine, sistemin e ekonomise se tregut si edhe vete qellimin e luftes kunder informalitetit te nisur nga Qeveria Shqiptare.

Konfindustria, ne nismen e saj per krijimin e Gjykatave Administrative te Pavaruara nga ekzekutivi, duke u mbeshtetur ne shprehjen publike te vullnetit politik te Kryeministrit te Shqiperise z. Sali Berisha, me qellim te arritjes se konsensusit politik te nevojshem, ka ndermarre kontakte dhe ka siguruar vullnetin e plote politik edhe te Kreut te Opozites Shqiptare Z. Edi Rama. Njekohesisht, Konfindustria do te kerkoje edhe mbeshtetjen e partive te tjera politike parlamentare. Sa me siper eshte rast i rralle pozitiv ne historikun e vendimarrjeve politike te Shqiperise, qe duhet shfrytezuar ne emer te qellimit te perbashket: mireqenien e qytetareve shqiptare.

Cdo vonese e ndertimit te trupave gjykuese te pavarura te pajisura me procedura te sakta administrative ne gjykimin e rasteve te perballjes biznes-shtet behet shkak, qe jo vetem te rriten ne menyre te paarsyeshme kostot e prodhimit&sherbimeve, por edhe krijohet klima e mosbesimit te biznesit ndaj institucioneve shteterore, cka eshte me pasoja shkaterruese per krijimin e klimes se nxitjes se investimeve, aq shume te munguara dhe njekohesisht shume te nevojshme per zhvillimin ekonomik te vendit ne afatgjate.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara