| |
| |
| Nenshkruhet marreveshja KESH-Konfindustria |
|
Sot ne daten 20/9/2007 u nenshkrua marreveshja ndermjet Konfindustrise/ Konfederata e Industrive te Shqiperise dhe KESH/Kooorporata Elektroenergjitike Shqiptare lidhur me bashkepunimin ndermjet dy institucioneve per shfrytezimin me efektivitetin me te mire te mundshem te rezervave te kufizuara elektroenergjitike ne kushtet e sotme te emergjences. Nenshkrimi i marreveshjes u be respektivisht nga Z. Gjergj Bojaxhi Drejtor i Pergjithshem i KESH dhe z. Gjergj Buxhuku Administrator i Pergjithshem i Konfindustrise. Me kete rast perfaqesuesit e Konfindustrise pershendeten vullnetin dhe pergjegjshmerine e drejtuesve te KESH te treguar ne vazhdimesi gjate periudhes se krizes energjitike per te zvogeluar pasojat e saj per industrite prodhuese, si pjesa me e prekur dhe e ndjeshme e ekonomise vendore, sidomos ne kushtet e pasojave te MSA ku cdo rritje kostosh do te thote shtim maksimal te rrezikut te falimentimit dhe humbjes se tregjeve ne konkurencen ne rritje me prodhimet huaja.
Marreveshja qendron ne ngritjen e nje Komisioni te Perbashket per koordinimin dhe shkembimin e vazhdueshem te informacioneve ndermjet KESH dhe Konfindustrise ne sherbim te industrive prodhuese te vendit ne kushtet e krizes energjitike dhe ne afatgjate. Nepermjet ngritjes se 2 pikave te kontaktit te perbashketa respektivisht ne cdo institucion, do te behet e mundur, qe nga cdo kompani antare te Konfindustrise do te vihen ne dispozicion te KESH kerkesat e tyre per: -sasine minimale te energjise elektrike dhe - periudhat kohore te nevojshme te furnizimit bazuar ne : - sasine e prodhimit te parashikuar, - llojin e teknologjise qe disponohet, - vendin dhe karakteristikat teknike te furnizimit me energji elektrike.
KESH do te te informoje ne vazhdimesi Konfindustrine per:- rezervat energjitike te zoteruara dhe - planifikimin ne afatmesem si edhe do te beje - koordinimin e duhur teknik per permbushjen maksimale te mundshme te kerkesave te arsyetuara te kompanive. Shkembimi i te dhenave te mesiperme dhe njohja reciproke me kerkesat minimale te domosdoshme do te beje te mundur, qe industrite vendore te kene mundesi te planifikojne ne afatmesem prodhimin dhe organizimin e punes dhe nga ana tjeter KESH te kete mundesi, qe duke njohur kerkesat e industrive te koordinoje furnizimin me energji jo vetem te industrive, por edhe sektoreve te tjere si edhe qytetareve. Gjithashtu, KESH merr persiper te njoftoje cdo kompani te pakten 30 minuta perpara per nderprerjet e palajmeruara, qe ben te mundur shmangien e pasojave dhe demtimeve ne linjat teknologjike te industrive.
Marreveshja ne fjale ka nje rendesi te madhe per shfrytezimin me te mire te mundshem te energjise elektrike ne kushtet e krizes dhe gjithashtu per lehtesimin e kostove te renda, qe industrite shqiptare po pesojne. Eshte rasti i pare i bashkepunimit te drejtperdrejte teknik i llojit te mesiperm ndermjet nje kompanie publike dhe kompanive private vendore, tregues pozitiv i rritjes se shkalles se shkalles se ndergjegjesimit per te mbeshtetur ekonomine kombetare prodhuese si kusht baze per zhvillimin e vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptare.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|