English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per Projekt-Ligjin e Procedurave Tatimore
Konfindustria, duke pershendetur frymen e debatit konstruktiv te vazhdueshem me perfaqesuesit e ekzekutivit shqiptar ne procesin e vendimarrjes politike, ne takimin e sotem dt. 2/10/2007 me Ministrin e Financave z. Ridvan Bode dhe perfaqesues te tjere te Ministrise se Financave si dhe institucioneve nderkombetare konsulente per Draftin e Projekt-Ligjit te Procedurave Tatimore arsyetoi mendimin se “P-L i Procedurave Tatimore, megjithe qellimin e mire te pergatitjes se tij, nuk i pergjigjet interesave ne afatgjate, zhvillimit ekonomik te vendit, luften kunder evazionit dhe korrupsionit si dhe frymen e permiresimit te marredhenieve shtet-biznes. P-L ka nevoje per permiresime thelbesore, qe mund te jene te sukseshme vetem te para ne teresine e permiresimeve te thelbit te Sistemi Fiskal. Konfindustria kerkoi qe P-L te vinte vetem si pjese e nje Pakete Teresore Ligjore, qe do te duhej te rregullonte - rrenjet e prodhimit te informalitetit ne vend dhe te garantonte institucionalisht vete bazen e marredhenieve delikate shtet-biznes”. Perfundimi i mesiperm, i nxjerre pas nje keshillimi te gjere me pervojen e industrive me te rendesishme te vendit dhe vendeve te BE, u arsyetua profesionalisht nga analizimi i detajuar i draftit te P-L. Ligjet e Paketes Ligjore te rekomanduara nga Konfindustria jane:
1- Ligj per formalizimin e biznesit te vogel nepermjet sistemit te kasave dhe TVSH, si vrima e zeze ku shkarkohet gjithe evazioni i sistemit tregtar, qe shtyn gjithe biznesin te punoje ne informalitet per shkak mbijetese. Ekonomia shqiptare nuk mund te mbetet peng i vullnetit te munguar politik te friksuar ne vite nga fantazma e 40 mije votave te biznesit te vogel, qe duhet te formalizohen! Konfindustria, eshte e gatshme te ndermjetesoje per te siguruar qe opozita te mos perfitoje politikisht, nese Qeveria zbaton nismen e saj te shpallur publikisht per formalizimin e biznesit te vogel.
2- Ligj per krijimin e Gjykatave Administrative sipas standarteve te BE. Eshte e papranueshme per cdo vend minimalisht demokratik, te mungoje trupa qe do te gjykoje me paanesi, shpejtesi e profesionalizem pretendimet e biznesit. Kjo eshte nje padrejtesi me pasoja te gjera ne marredheniet shtet –biznes, pergjegjesi e trasheguar e te gjitha qeverive pavaresisht ngjyres politike. Mungesa e gjykates administrative te specializuar nuk mund te plotesohet me nje nen te vetem ne P-L.
3- Thjeshtimin e shpejte e te plote te sistemit tatimor te sotem. Ligjet e supernderlikuara dhe shmangiet nga rregulli i pergjithshem, qe vihen re sot, vetem shtojne mundesite per abuzim nga biznesi dhe korrupsion nga institucionet e fiskut. Pershendesim vendosjen e “takses se sheshte” e kerkojme mbylljen sa me te shpejte te shmangieve ne ligje si psh -rimbursimin subjektiv selektiv i TVSH se karburantit, qe kthehet drejtperdrejt ne kosto per sektoret, qe nuk e perfitojne, - perjashtimi i biznesit te vogel nga sistemi TVSH. etj.
Ekonomia prodhuese ne kushtet e rritjes se madhe objektive te kostove te prodhimit, te shtuara shume me teper per shkak te krizes se thelle energjitike dhe pasojave te MSA nuk duhet te perballen edhe me ate cka eshte e shmangshme: kostot e renda, qe lindin nga nje legjislacion i papershtashem fiskal. Konfindustria shprehu vullnetin e saj te plote per te bashkepunuar ngushtesisht me vendimarrjen politike per te arritur sa me siper.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara