English   |   Kontakt
 
 
 
44 vërejtje për projektligjin mbi "Procedurat tatimore"
Konfindustria pas nje shqyrtimi te hollesishem te “P-L per Procedurat Tatimore”, mbeshtetur ne pervojen e anetareve te saj/perfaqesues te industrive me te rendesishme te vendit dhe pervojen e vendeve te BE, i paraqiti Kryeministrit z. Sali Berisha, Ministrit te Financave z. Ridvan Bode dhe Keshillit Kombetar te Biznesit verejtjet dhe sugjerimet e e saj.

Jane 44 verejtje problematike te rendesishme ne P-L, qe bien ndesh sidomos me - interesat e biznesit prodhues, - zhvillimin afatgjate te vendit, - frymen e luftes kunder evazionit dhe korrupsionit nga institucionet e fiskut. Konstatohet se P-L ne teresi perben nje hap prapa persa i perket te drejtave te tatimpaguesit dhe ekuilibrit midis te drejtave dhe detyrimeve te tatimpaguesit dhe atyre te administrates tatimore. Veme re se nepermjet ketij projektligji, parime te rendesishme te njohura nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, Konventa per te Drejtat e Njeriut dhe ligje te tjera shqiptare jane mohuar. Gjithashtu, nuk eshte e qarte sesa P-L respekton dhe eshte konform me parimet dhe standartet baze te legjislacionit te BE, kusht baze i MSA dhe procesit te integrimit ne BE.

Konfindustria i kerkon vendimarrjes politike qe “P-L i Procedurave Tatimore te vinte i permiresuar teresisht dhe vetem si pjese e nje Pakete Teresore Ligjore, qe do te duhej te rregullonte - rrenjet e prodhimit te informalitetit ne vend dhe te garantonte institucionalisht
bazen e marredhenieve delikate shtet-biznes”. Ligjet e Paketes Ligjore te kerkuara jane:
1- Ligj per formalizimin e biznesit te vogel nepermjet sistemit te kasave dhe TVSH, si vrima e zeze ku shkarkohet gjithe evazioni i sistemit tregtar, qe shtyn gjithe biznesin te punoje ne informalitet per shkak mbijetese. Ekonomia shqiptare nuk mund te mbetet peng i vullnetit te munguar politik te friksuar ne vite nga fantazma e 40 mije votave te biznesit te vogel, qe duhet te formalizohen sa me shpejt. Konfindustria, eshte e gatshme te ndermjetesoje per te siguruar qe opozita te mos perfitoje politikisht, nese Qeveria zbaton nismen e saj te shpallur publikisht per formalizimin e biznesit te vogel. Pershendesim deklarimin e paradisa ditesh ne Durres te Kryeministrit Z. Sali Berisha per mbeshtetjen e kerkeses se Konfindustrise per domosdoshmerine e formalizimit te biznesit te vogel.
2- Ligj per krijimin e Gjykatave Administrative sipas standarteve te BE. Eshte e papranueshme per cdo vend minimalisht demokratik, te mungoje trupa qe do te gjykoje me paanesi, shpejtesi e profesionalizem pretendimet e biznesit. Kjo eshte nje padrejtesi me pasoja te gjera ne marredheniet shtet-biznes, pergjegjesi e trasheguar e te gjitha qeverive pavaresisht ngjyres politike.
3- Thjeshtimin e shpejte e te plote te sistemit tatimor te sotem. Ligjet e supernderlikuara dhe shmangiet nga rregulli i pergjithshem, qe vihen re sot, vetem shtojne mundesite per abuzim nga biznesi dhe korrupsion nga institucionet e fiskut.
4- Ligji i Procedurave Tatimore i permiresuar. Ne kete rast eshte lehtesisht e kuptueshme se nje numer shume i madh nenesh te draftit te P-L te paraqitur aktualisht do te dilnin krejtesiht te panevojshem, duke zhdukur hapsirat per subjektivizem dhe abuzivizmin.

Ekonomia prodhuese ne kushtet e rritjes se madhe objektive te kostove te prodhimit, te shtuara shume me teper per shkak te krizes se thelle energjitike dhe pasojave te MSA nuk duhet te perballen edhe me ate cka eshte e shmangshme: kostot e renda, qe lindin nga nje legjislacion i papershtashem fiskal.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara