English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per deficitin e import-eksporteve
Konfindustria vlerëson si alarm kombëtar, rritjen e deficitit të import-eksporteve të Shqipërisë për vitin 2025 në rekordin historik negativ prej 5.6 miliard euro. Niveli i mësipërm ishte thellim me afër 200 milion euro krahësimisht vitit 2024. Sistemi ekonomik me fuqi konkuruese të ulët dhe i kapur nga monopolet tregëtare dhe bizneset parazitare paraqitet i pafuqishëm të kundërveprojë. Monedha kombëtare LEK rrezikon seriozisht të humbasë hegjemoninë ndaj valutave, duke filluar një proces zhvlerësimi të pakontrollueshëm inflacionist dhe pasoja shkatërruese për ekonominë dhe qytetarët. Rreziqet për ekonominë kombëtare shtohen ndjeshëm për vitin 2026, nëse mbahet parasysh varësia e lartë e financave dhe ekonomisë shqiptare nga flukset e të hyrave informale. Flukset informale financiare, nën goditjet e partnerëve ndërkombëtarë nëpërmjet SPAK pritet të bien ndjeshëm. Pasojat e para janë ndjerë në sektorin e ndërtimit me: - rënien e fortë të taksave vendore, - stokun e lartë të pashitur dhe - mos fillimin e punimeve në një numër të madh lejesh të lëshuara. Gjithashtu, sektori i turizmit po shfaq shenja të paqëndrueshmërisë. Prodhimi i brendshëm industrial ka shënuar rënie për të 5-in vit rradhazi. Sektori bujqësor, i dëmtuar rëndë nga përmbytjet, paraqet gjëndje edhe më të zymtë për vitin 2026.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara