English   |   Kontakt
 
 
 
Propozimet e Konfindustrise per përmirësimet ligjore fiskale 2007.
Konfindustria, në shprehje të interesave të biznesit prodhues&shërbimeve të Shqipërisë, ka përgatitur propozimet e saj, të paraqitura në formë pakete Kryeministrit z. Sali Berisha, në lidhje me përmirësimet ligjore fiskale 2007. Shtyllat bazë, ku mbështeten kërkesat e Konfindustrisë, janë :

1. Ulja e domosdoshme e kostove të prodhimeve&shërbimeve vendore për ndaljen e rrjedhjes së paarsyeshme të parave shqiptare jashtë vendit sidomos në pasojat e zbatimit të MSA, shprehur në thellimin shqëtësues të deficitit tregtar dhe korrent edhe për vitin 2006, si kusht për të rritur shkallën e konkurueshmërisë së tyre. Konfindustria kërkon :- bërjen e njëkohshme 0 (zero) të tarifave të importit për “lëndët e para nga vendet e BE”, -ndërtimi i “skemës së autofaturimit” të blerjes për produktet bujqësore dhe blegtorale vendore - heqjen e pagesës së TVSH-së për makineri dhe pajisje,- shtyrjen e pagesës së TVSH-së për lëndët e para dhe ambalazhet e importuara, - përdorimin e politikave të akcizës sipas standarteve të BE, -“uljen e tarifës së ujit teknologjik”, -uljen e domosdoshme të “kostove portuale”, etj..

2. Reforma fiskale dhe ekonomike, që duhet të synojnë rritjen me cdo kusht të investimeve të huaja dhe të vendit në ekonominë shqiptare. Shprehim përkrahje për politiken e “taksës së sheshtë prej 10%” për tatimin mbi fitimin, tatimin mbi te ardhurat dhe taksën e punës si edhe këshillojmë shtrirjen e saj, sipas shembullit të vendeve konkurente të rajonit edhe për uljen e TVSH-së.

3. Ulja e evazionit fiskal dhe krijimi i kushteve ligjore dhe institucionale për formalizimin e ekonomisë. Para se gjithash Konfindustria kërkon - formalizimin e tregtisë me pakicë, nëpërmjet vendosjes së “kasave regjistruese” dhe “TVSH-së”, si thelbi i prodhimit të evazionit fiskal të të gjithë ekonomisë vendore.Një masë e tille madhore formalizon drejtpërdrejt ekonominë, jep shtim të ndjeshëm të ardhurash për buxhetin e shtetit dhe njëkohësisht bën krejtësisht të pavlefshem aktet ligjore, të debatuara si “Ligji i Penaliteteve”, “Pagat e Referencës”, “Transaksionet e cash”, etj., që në formën e paraqitur sot merren me pasojat dhe jo shkaqet ligjore dhe institucionale të krijimit të informalitetit duke rrezikuar të sjellin shtim të evazionit fiskal dhe kostove shtesë të prodhimeve&shërbimeve vendore. Gjithashtu, për qëllimin e mësipërm Konfindustria kërkon – krijimin sa me te shpejtë të Gjykatës Tregtare të pavarur nga ekzekutivi.

4. Kërkohet Marrëveshje dhe Mirëkuptim Politik dhe Shoqëror për reformat e zhvillimit ekonomik të vendit. Vetëm keshtu mund të bëhet e mundur që të përmbushen kërkesat kryesore të paraqitura nga Konfindustria. Duke shpresuar në vullnetin e mirë të Qeverisë dhe Politikës në përgjithësi, Konfindustria shpreh njëkohësisht edhe vullnetin e saj për të ndërmjetësuar ndërmjet politikës në arritjen e mirëkuptimit të dëshiruar.

Gjergj Buxhuku
Administrator i Përgjithshëm
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara