| |
| |
| Konfindustria ne prag te anetaresimit ne UNICE |
|
Konfindustria njofton se me ftese te saj zhvilloi nje vizite 2 ditore ne Shqiperi Drejtori i Marredhenieve Institucionale te IV te Austrise (Federata e Industrialisteve Austriake) z. Michael Löwy. IV eshte institucioni i vetem, qe perfaqeson interesat e industrialisteve me te rendesishem te Austrise me mbi 2000 antare, qe jep mbi 40% te Prodhimit te Pergjithshem Kombetar, puneson mbi 550 mije persona, me ndikim te madh ne vendimarrjen e politikave ekonomike te vendit, njekohesisht antar i UNICE. UNICE, e cilesuar si “zeri i biznesit ne Europe“ perfaqeson lobin shume te fuqishem prane vendimarrjes politike ne Bashkimin Europian ne Bruksel dhe perfshin 36 anetare/federata nga 29 vende, ku permendim pervec IV se Austrise, MEDEF i Frances, CBI i anglise, BDI dhe BDA e Gjermanise, Confindustria e Italise, etj.
Perfaqesuesi i IV se Austrise zhvilloi takime pune me perfaqesuesit kryesore te Alb- Konfindustrise si edhe takime me Ministrin e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes z. Genc Ruli dhe Ministrin e Puneve te Jashtme z. Lulzim Basha. Ne takimin e zhvilluar me Ministrin e Jashtem Z. Basha, perfaqesuesi i larte i IV se Austrise, shprehu vullnetin e industrialisteve austriake dhe qeverise se vendit te tij per te qene ne shkalle mjaft me te gjere te pranishem ne vendin tone tashme ne menyre institucionale dhe ne partneritet me Alb-Konfindustrine. Interes i vecante u tregua nga perfaqesuesi i larte i industrise austriake per zhvillimin e ngjarjeve ne Kosove, ne kuptimin e rritjes se jashtezakonshme te interesit ekonomik te nje tregu mbarekombetar te shqiptareve ne Ballkan, synim strategjik i shprehur qarte nga perfaqesuesit e Alb-Konfindustrise.
Ne takimin e zhvilluar me Ministrin e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes z. Ruli ceshtjet kryesore te diskutuara ishin institucionalizimi i marredhenieve te bashkepunimit ekonomik dhe biznesit ndermjet industrialisteve austriake dhe shqiptare. Fjala eshte per orientimin e investimeve private dhe shteterore te Austrise drejt fushave prioritare ekonomike te Shqiperise me synimin e qarte per te investuar ne sektoret prodhues dhe te sherbimeve, duke vecuar industrine e sherbimeve (bankare, sigurimeve, portuale, rrugore), industrine energjitike, industrine ushqimore, industrine e prodhimit te pijeve, etj. U theksua se menyra me e mire per te pergatitur prodhuesit shqiptare per te perballuar me sukses procesin e integrimit te vendit ne BE pas nenshkrimit te MSA, ishte krijimi i sipermarrjeve “Joint-Venture†me partnere vendore dhe te huaj nga vendet e BE ku Austria ze nje vend te rendesishem. Ne kete menyre krijohen kushtet per ruajtjen dhe zhvillimin e sektorit prodhues shqiptar me standartet e BE dhe si pjese e tregut te perbashket europian ne kushtet e rritjes se tejskashme te konkurences. Kapitali austriak eshte i gatshem qe pas fillimit te sukseshem te hyrjes se tij ne tregun shqiptar me disa investime strategjike, te kaloje ne shumefishimin e investimeve me nje rruge te paperdorur me pare: orientimin e tyre nepermjet lidhjes se institucionalizuar nga IV Austriake dhe Alb-Konfindustrise te industrialisteve te dy vendeve antare te institucioneve te siperpermenduar.
Perfaqesuesit e ekzekutivit shqiptar u njoftuan per vendosjen e partneritetit te plote institucional te ndermjet IV se Austrise dhe homologeve te tyre te Alb-Konfindustrise, per fillimin zyrtar me mbeshtetjen austriake te procesit te fitimit te Statusit te Vezhguesit te Alb-Konfindustrise ne Familjen Europiane te Industrive, UNICE, si parathenie domethenese e integrimit te vete shtetit shqiptar ne BE.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|