English   |   Kontakt
 
 
 
Paketa fiskale 2027
Konfindustria i paraqet Kuvendit të Shqipërisë kërkesat, vërejtjet dhe propozimet për
projekt paketën fiskale 2027.
Duke u mbështetur në vlerësimin e gjëndjes së përgjithshme ekonomike, financiare, institucionale, parashikimet për vitin 2027 parashikohet të jenë pesimiste në treguesit thelbesore makroekonomike. Arsyet kryesore janë si më poshtë:

a. Shkalla e lartë e tregjeve të mbyllura pa konkurencë, me karakteristika të tipit kartel, oligopol dhe monopol sidomos në sektorë strategjikë
b. Deficiti tregëtar për vitin 2026 parashikohet të arrijë nivelin rekord historik negativ prej mbi 5.8 miliard euro me shtim mbi 200 milion euro nga viti 2025
c. Industria parashikohet të jetë në vitin e 5 në vazhdim me kah rënës
d. Prodhimi bujqësor parashikohet të jetë sërish në rënie për vitin e 4 rradhazi
e. Varësia e lartë nga burimet informale shoqëruar nga goditjet e SPAK rrezikojnë seriozisht të prekin edhe Sektorin e Ndërtimit, që ka mbajtur afërsisht 18% të PPB në vite
f. Sektori i Turizmit po ul me shpejtësi nivelin e konkurueshmërisë me shtetet e rajonit
g. Rënia e pritshme e të ardhurave informale, pasojë e goditjes së SPAK dhe rënia e fortë e prodhimit vendor, rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë e Monedhës LEK, me pasoja të jashtëzakonshme për ekonominë dhe qëndrueshmërinë shoqërore dhe rendin kushtetues
h. Politikat tregëtare tip dumping të shteteve konkurente në tregëti dhe mungesa e plotë e kundërveprimit nga institucionet ekzekutive vendore
i. Rritja e konkuruenshmërisë fiskale, financiare dhe institucionale për tërheqjen e investimeve nga shtete të tjera të Rajonit dhe më gjerë
j. Shkalla e lartë e korrupsionit dhe dobësisë së institucioneve ekzekutive

Duke mbajtur parasysh gjendjen e mësipërme makroekonomike dhe institucionale, propozimet e Konfindustrisë për Projekt Paketën Fiskale 2027 janë si më poshtë:

2- Heqja e takës së qarkullimit 27 lekë/litër për karburantet.
a. Problematikat:
i. Në kushtet e tregut të karburanteve të ndodhur në kushtet e mungesës së konkurencës në të gjithë segmentet: -portuale,- depozitimit,-tregëtisë me shumicë,- tregëtisë me pakicë, rrezikon, që heqja e mirëpritur e taksës së qarkullimit të mos pasqyrohet e plotë te konsumatori fundor, por të përfundojë si
fitim shtesë i plotë dhe/ose i pjesshëm për tregëtarët.
ii. Në paketën fiskale nuk ka asnjë të dhënë shpjeguese sesi do të bëhet e mundur, që ulja e cmimit të përcillet te konsumatorët bizneset dhe qytetarët.

3- Shtimi i taksave vjetore të mjeteve motorrike deri në vlerën financiare e munguar në buxhet nga heqja e taksës së qarkullimit të karburanteve.
a. Problematikat:
i. Zevendësimi i vlerës së munguar në buxhet nga mungesa e të ardhurave të “taksës së qarkullimit së karburanteve”me taksa shtesë vjetore të automjeteve” nuk ka asnjë efekt në uljen e përgjithshme të barrës fiskale të transportit për qytetarët dhe bizneset. Sa më sipër përkthehet në mbajtjen e kostove më të
larta të qytetarëve dhe bizneset me shtetet në rajon dhe më gjerë me pasojë vazhdimësinë e uljes së konkurueshmërisë së industrive,prodhimit bujqësor dhe shërbimeve vendore.
ii. Rreziku real i rritjes së mëtejshme të kostos së përgjithshme të transportit ( taksa vjetore të shtuara plus kosto karburanti) në krahësim me regjimin fiskal në fuqi në vlerën prej mbi 200 milion euro/vit.

iii. Në mungesë të garancive institucionale për pasqyrimin në cmimin fundor të “heqjes së taksës së qarkullimit “ dhe situatës së mungesës së konkurencës në tregun oligopol të karburanteve, konsumatorët biznese dhe qytetarë rrezikojnë të paguajnë njëkohësisht : - edhe vlerën e derisotme të plotë të transportit (taksa vjetore të shtuara të mjeteve dhe koston e karburanteve) si dhe plus gjithë vlerën në cmimin e karburanteve, që nuk do të përcillet në cmimin fundor nga heqja formale e “taksës së qarkullimit”, por do përfundojë si super fitim për operatorët/shitës. Kosto shtesë e karburanteve në regjimin e ri mund të shkonte në mbi 200 milion euro nga aktualisht varësisht shkallës së paqyrimit të heqjes së “taksës së
Qarkullimit prej 27/lekë litër në cmimin fundor. Vlerësojmë , që vetëm nga rritja e TVSH në 21% kosto e karburanteve do të rritet me 2 lek/litër.

Propozimet e Konfindustrisë:

iv. Niveli i taksimit vjetor të mjeteve motorrike në Shqipëri të jetë jo më i lartë sesa mesatarja e të njejtës taksë në shtetet e rajonit kufitare( Mal i Zi, Maqednoni e Veriut, Kosovë)
v. Cmimet fundore të karburanteve në Shqipëri të sigurohet të kenë si tavan ligjor reference jo më të lartë se mesatarja e cmimeve të krahësimore të shteteve fqinje të rajonit(Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut)
vi. Të krijohet Enti Kombëtar i Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë për kontrollin e përhershëm të tavanit të cmimeve, abuzimet me cilësinë, volumet dhe rezervat strategjike

vii. Të bëhet një rirregullim i plotë me qëllim efektivitetin dhe heqjen e taksave të tjera mbi karburantin të dhëna me koncesion viii. Të merren masa ligjore për mbrojtjen me cdo kusht dhe sa më shpejt të standarteve të cilësisë së karburanteve në qarkullim në Shqipëri.

ix. Të merren masa për vlerësimin dhe ndëshkimin e vjedhjeve/abuzimeve, që bëhen në “volumet e shitura” të pikave të karburanteve, përfshi edhe koncesionarët përgjegjës të shërbimit në fjalë.

x. Të merren masa kundër kontrabandës masive në tregun e karburanteve me pasoja në buxhetin e shtetit si dhe qytetarët dhe bizneset.
xi. Të kryhet reformë e plotë në sistemin fiskal të sotëm të regjistrimit dhe taksimit të automjeteve. Sa më sipër duhet shoqëruar me një amnisti të plotë dhe pas saj me forcim të rregullave të nxjerrjes jashtë qarkullimit të mjeteve motorrike.

4- Ulja e “TVSH-së” nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore.
a. Problematikat.
i. Në projekt paketën fiskale 2027 mungon tërësisht plani institucional sesi do të bëhet e mundur , që ulja e TVSH-së do të pasqyrohet në të njejtën vlerë te cmimet fundore për qytetarët. Rreziku është, që mbështetur në praninë e grupimeve oligopol dhe kartel në sektorin ushqimor, ulja e TVSH-së me 14% të
përfundojë si superfitim për tregëtarët dhe mos pasqyrohet në përfitim të qytetarëve.

5- Rritja e TVSH-së’ nga 20% në 21%
a. Konfindustria vlerëson, se vendimi i mësipërm duhet të shoqërohet me debat të gjerë paraprak për pasojat ekonmike financiare në afatgjatë dhe duke dhënë kohën e nevojshme përgatitore për bizneset. Në
materialet shoqëruese nuk ka asnjë shpjegim për ndikimin e këtij ndryshimi në inflacionin afatshkurtër, qëndrueshmërinë ekonomike-financiare, konkurueshmëri, investime, mirëqënien e qytetarëve etj.
Nga vlerësimet e përafërta ekonometrike rezulton, që ndikimi i menjëhershëm negativ ne shtim infacioni do të jetë në intervalin 0.6-1,7%

6- Rritja e Tatim Fitimit për bizneset nga 15%-17%:
a. Konfindustria kërkon, që niveli prej 17% të zbatohet vetëm për kategoritë e bizneseve, që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura si:
i. Kompanite Koncesionare
ii. Kompanitë që punojnë me PPP
iii. Bizneset me statusin e investitorit strategjikë

iv. Kompanitë në tregje të mbyllura me licenca shtetërore si banka, kompani telefonike, minerare, karburante, etj
v. Të gjitha kompanitë e përfshira në transaksione tregëtare me kategoritë e mësipërme

b. Të gjitha kategoritë e tjera të biznesit të vazhdojnë me nivelin e derisotëm të 15% tatim fitimi .
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara