| |
| |
| Konfindustria propozim Kuvend për karburantet. Paketa fiskale 2027 |
|
Konfindustria paraqiti zyrtarisht në Komisionin
e Veprimtarive Prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë propozimin, që projekt Paketa
Fiskale 2027duhet të përmirësohet domosdoshmërisht dhe qeveria duhet të garantojë
me masa institucionale rregullatore interesin publik.
Lidhur me ndryshimet fiskale për karburantet
dhe mjetet motorrike propozimet e Konfindustrisë janë si më poshtë:
1-
Heqja e ‘Taksës së Qarkullimit”
prej 27 lekë/litër plus TVSH të përcillet e plotë në çmimin fundor për konsumatorët
dhe të mos përfundojë si “superfitim” për tregëtarët dhe të ardhura “shtesë”
për buxhetin e shtetit.
2-
Çmimet fundore të karburanteve në
Shqipëri të garantohet të mos jenë më të larta se mesatarja e shteteve fqinje
të Rajonit ( Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mal i Zi)
3-
Vlera e plotë e “Taksës vjetore për
automjetet” të mos jetë më e lartë se mesatarja e shteve fqinjë të Rajonit (Maqedoni
e Veriut, Mal i Zi dhe Kosovë”
Konfindustria shprehu në Komision shqetësimin e
bazuar për rrezikun e rritjes së fortë të mëtejshme të kostove të përgjithshme
të transportit për qytetarët dhe bizneset deri në të paktën 200 milion euro nga
zbatimi i projektit të Paketës Fiskale 2027 të paraqitur nga qeveria.
Konfindustria vlerëson, se mungesa e konkurencës
në tregun kartel dhe oligopol të karburanteve rrezikon seriozisht, që heqja e “taksës
së qarkullimit” prej 27 lekë/litër të mos përcillet e plotë në çmimin e blerjes
për konsumatorët fundorë, por të përfundojë drejtëpërdrejtë në “fitim shtesë” për
tregëtarët dhe të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit dhe goditje e rëndë për
interesin publik.
Taksa e qarkullimit në regjimin e sotëm fiskal
sjell afër 230-240 milion euro/vit për buxhetin e shtetit dhe parashikohet të zëvendësohet
e plotë dhe të paguhet e 2-fishtë nga rritja e taksave vjetor të mjeteve
motorrike për qytetarët dhe bizneset në kushtet e mos garantimit ligjor të
uljes së çmimit fundor të karburanteve
Konfindustria vlerëson, se në rast të mos
marrjes parasysh të propozimit të mësipërm pasojat e rritjes së metejshme të
kostove të përgjithshme të transportit do të jenë mjaft të rënda për uljen e
konkurueshmërisë së ekonomisë shqiptare, industritë, prodhimin vendor, tërheqjen
e investimeve, falimentime dhe goditje e ashpër për mirëqënien e qytetarëve
shqiptarë.
Sa më sipër mund të rrezikojë drejtëpërdrejtë në
vitin 2027 e në vazhdim përveç treguesve kryesorë ekonomikë edhe qëndrueshmërinë
shoqërore dhe rendin kushtetues.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|