English   |   Kontakt
 
 
 
Bllokohet nisma "Shqiperia 1 Euro"
Alb-Konfindustria shpreh shqetesimin e saj te thelle, per “skandalin e moszbardhjes dhe mos dergimit ne Keshillit te Ministrave sipas proceduarave ligjore edhe pas afer 5 muajsh te vendimit nr. 1 te Keshillit Kombetar te Ujit(KKU) date 7/6/2007, lidhur me tarifen e Ujit Teknologjik te Puseve 1 euro/dite, nga ana e Sekretariatit te KKU ne varesine e Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave”.

Alb-Konfindustria si inisiatore dhe arsyetuese e vendimit ne fjale mendon se pasojat e renda te skandalit te moszbardhjes ne kohe ee vendimit per tarifen 1 euro te Ujit Teknologjik te Puseve te Investuar nga Bizneset, jane shume planeshe:
- Se pari, eshte krejt e papranueshme qe industrite shqiptare te vazhdojne te paguajne me dhjetra e qindra here me shume sesa homologet e tyre ne vendet e BE (ne Itali psh paguhet max 900 euro/vit tarife fixe, nderkohe ne Shqiperi me tarifat ne fuqi nje ndermarrje e njejte paguan mbi 100 mije euro/Vit!). Kuptohet se “Tarifa e vendosur nga KKU prej 1 euro/dite vetem e ve ne pozite te barabarte prodhimin shqiptar me ate te huaj dhe asgje me shume”. Perndryshe kemi - shtim te rrezikut te falimentimit me pasoje direkte ne punesimin e qytetareve dhe humbje te parikuperueshme tregjesh, - goditje e paster e investimeve prodhuese te vendit dhe te huaja, - rritje cmimesh, qe perkthehen ne inflacion ne dem te gjithe ekonomise dhe kostos se jeteses se qytetareve shqiptare. Sidomos e rende sa me siper, ne kushtet e pasojave te MSA dhe krizes energjitike.
- Se dyti, moszbardhja dhe si rrjedhim mos-hyrja ende ne fuqi e nje vendimi te marre prej afer 5 muajsh nga institucioni me i larte i fushes: Keshilli Kombetar i Ujrave, Kryetar i te cilit eshte vete Kryeministri i Shqiperise z. Sali Berisha i interesuar i drejtperdrejt per vendimin e mesiperm shprehur si zotim publik i Tij prej mbi 1 viti (duke filluar nga maji i vitit 2006) eshte nje shkelje e hapur e procedurave ligjore nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave prane te cilit ndodhet Sekretariati Teknik pergjegjes. Sa me siper tregon per problemet e shumta te natyres se veprimit dhe bashkpunimit nderinstitucional te ekzekutivit shqiptar me gjithe pasojat e renda per ekonomine, qytetaret dhe zhvillimin e vendit ne afatgjate, qe rrjedhin nga nje shkak i tille.
- Se treti, nje veprim i tille ve ne pozite krejt te pakendshme para investitoreve te vendit dhe te huaj Kreun e Qeverise z. Sali Berisha dhe bashke me te seriozitetin e Qeverise dhe imazhin e Shqiperise, ne dijenine e te cilit eshte se vendimi i tarifes 1 euro per Ujin Teknologjik te Puseve, tashme ka hyre ne fuqi prej muajsh. Fakt per sa me siper jane shprehjet e vazhdueshme publike te Kryeministrit perpara biznesit te vendit dhe te huaj brenda dhe jashte Shqiperise ne dhjetra raste. Mjafton te kujtojme shprehjet e fundit publike te Tij ne daten 23/10/2007 perpara mediave dhe bizneseve ne Forumin te Investitoreve Gjermane ne Tirane dhe gjate vizites zyrtare te diteve te fundit ne Egjipt.

Konfindustria bazuar ne sa me siper me ane te nje Letre i ka kerkuar Kryeministrit te Shqiperise z. Sali Berisha ne emer te interesave te prodhimit vendor, pazgjidhmerisht i lidhur me interesat e cdo Qeverie minimalisht te pergjegjshme ne nje vend demokratik, per te bere te mundur:
“Zbardhjen nga Sekretariati i Keshillit Kombetar te Ujrave te vendimit nr. 1, dt. 7/6/2007 per percaktimin e Tarifes se Ujit Teknologjik te Prodhuar nga Puset te barabarte me 1 euro/dite dhe me pas per miratimin e saj ne mbledhjen me te afert te Keshillit te Ministrave, me qellim hyrjen sa me te shpejte ne zbatim”.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara