English   |   Kontakt
 
 
 
BE kunder Ligjit te Penaliteteve per biznesin
Alb-Konfindustria, shpreh edhe njehere shqetesimin e saj lidhur me te ashtuquajturin Ligj i Penaliteteve per biznesin, tashme i hyre ne fuqi, duke i kerkuar Qeverise Shqiptare dhe vendimarrjes politike ne pergjithesi te marri sa me shpejt nismen ligjore per te rishikuar dhe permiresuar ligjin ne fjale bazuar ne standartet e BE.

Alb-Konfindustria merr shkak per te ritheksuar domosdoshmerine e kerkeses per permiresimin e ligjit te penaliteteve, nisur edhe nga shprehja e qarte e Bashkimit Europian, permbajtur ne Raport Progresin e Shqiperise per vitin 2007, ( pika 4.1.4 taksat dhe doganat), qe pak dite me pare u be e njohur publikisht dhe ju dorezua zyrtarisht Qeverise Shqiptare dhe Presidentit te Republikes. Ne kete raport theksohet qartesisht se detyrimi per te paguar shumen e plote te pretenduar nga institucionet e fiskut plus 15% te mases se gjobes, perpara se te subjekti te kete te drejten e apelimit ne gjykate, cka eshte edhe thelbi i Ligjit te Penaliteteve i kundershtuar nga Alb-Konfindustria dhe gjithe komuniteti i biznesit, eshte ne kundershtim me praktiken e BE.

Persa me siper Alb-Konfindustria sebashku me institucione te tjera perfaqesuese te biznesit kane filluar konkretisht nismen ligjore per te ankimuar Ligjin e Penaliteteve ne Gjykaten Kushtetuese. Shprehja e qarte e Brukselit ne favor te arsyetimit kundershtues nga biznesi te ligjit ne fjale jane arsye e forte dhe bindese se vendimi i Gjykates Kushtetuese do te jete ne favor te biznesit.

Alb-Konfindustria, ne gjithe arsyetimin e saj kundershtues te Ligjit ne fjale perprara Presidentit te Republikes, Qeverise Shqiptare dhe opinionit publik kishte parasysh pikerisht praktiken e vendeve te BE dhe domosdoshmerine e pershtatjes te ligjit me legjislacionin europian. Sa me siper eshte kusht per te permiresuar rrenjesisht klimen e mirebesimit Biznes-Shtet, abolutisht e nevojshme per te nxitur shtimin e investimeve prodhuese te vendit dhe te huaja, aq shume te nevojshme per zhvillimin e vendit, punesimin dhe mireqenien e qytetareve shqiptare.

Alb-Konfindustria nen frymen e permiresimit te marredhenieve Shtet-Biznes, ka kerkuar qe ndryshimet e domosdoshme ne ligjin e penaliteteve, duhet te shoqerohen urgjentisht edhe me masat e nevojshme per ndertimin e Gjykates Administrative, si trup institucionale e pavarur nga ekzekutivi, per ti dhene garancine e gjykimit te drejte biznesit ne perballjen e tij me institucionet fiskale. Aq me shume eshte e nevojshme nje mase e tille kur para se gjithash industrite e Shqiperise dhe ekonomia shqiptare ne pergjithesi jane duke ndjere fort pasojat e krizes energjitike te gershetuara me pasojat e MSA.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara