English   |   Kontakt
 
 
 
Projektligji i Ushqimit, kundër zhvillimit
Konfindustria, ne emer te industrive ushqimore me te rendesishme te vendit, shpreh shqetesimin e saj ligjur me permbajtjen e Projekt Ligjin e Ushqimit derguar per miratim ne Kuvendin e Shqiperise. P-L ne fjale vleresohet se eshte ne kundershtim me zhvillimin e industrive shqiptare dhe afrimin e grupeve investitore te rendesishme nderkombetare, - le hapesira te gjera per konflikt interesi dhe per korrupsion ne dem te qytetareve/konsumatore si dhe ekonomise prodhuese. Shqetesimet e Konfindustrise rrjedhin si pasoje e shmangieve te medha, qe P-L Ushqimit paraqet nga linjat dhe praktikat e vendeve te BE, ku ne synojme te antarsohemi dhe ku kushtet e sigurise ushqimore si dhe gjithe organizimit institucional te sigurimit ushqimor jane kerkesat te vazhdueshme dhe shume te rendeishme te procesit te integrimit dhe MSA.

Nga vezhgimi krahasues profesional me studjues te vendit dhe pervojen e BE Konfindustria veren, se megjithese ka kaluar me shume se 1 vit kalendarik, ku me nderhyrjen e saj prane organeve me te larta te ekzekutivit te vendit, u be e mundur kthimi per permiresim rrenjesor te permbajtjes se tij, perseri thelbi i variantit te pare te P-L per Ushqimin nuk ka ndryshuar aspak.

1- Nderkohe, qe ne ligjin e BE te gjitha normativat shendetesore jane fiksuar me ligj te vecante te miratuar nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian, ne draftin e paraqitur parashikohet, qe gjithcka behet me urdher te Ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit.
2- Drafti i paraqitur nuk percakton se cili do te jete - niveli i siperm i standarteve drejt te cilit synojme, as edhe - koha e nevojshme e njesimit te standarteve shqiptare me te BE te permbajtur ne “ Librin e Bardhe”.
3- Menyra e themelimit, perberjes dhe funksionimit te Autoritetit te Sigurise Ushqimore te parashikuar ne draft e PL, eshte ne kundershtim te hapur me institucionin e ngjashem te BE. Ne P-L parashikohet qe ne kundershtim me praktiken e vendeve te BE, Autoriteti te jete nen varesine e plote te Ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit. Kjo perben edhe shkak per nje konflikt te paster interesi ndermjet politikberesit dhe ekzekutuesit te politikave.

Per sa me siper Konfindustria i eshte drejtuar institucionit te Kryeministrit z. Sali Berisha si edhe Presidentit te vendit z. Bamir Topi per te bere te mundur kthimin per rishqyrtim me qellim permiresimin thelbesor te ligjit. Gjithashtu, Konfindustria ka kerkuar dhe do te zhvilloje se afermi nje séance degjimore me Komisionin e Ekonomise dhe Komisionin e Integrimit ne Kuvendin e Shqiperise, ku do te paraqesi veejtjet dhe propozimet e saj lidhur me P-L e Ushqimit.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara