English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kunder ndryshimit te sistemit te cmimeve te energjise elektrike.
Konfindustria, ne emer te industrive prodhuese e sherbimeve ne vend, pershendet vendimin e fundit te Entit Rregullator te Energjise (ERE) per mos ndryshimin e sistemit te cmimeve te energjise elektrike.

Konfindustria thekson, se cdo rritje cmimi e furnizimit me energji elektrike ne kushtet kur jane rritur ndjeshem cmimet e lendeve te para ashtu sikurse edhe te shpenzimeve te tjera fixe do te ishte nje goditje e rende ndaj prodhimit vendor dhe do te sillte edhe nje shkak tjeter per rritje cmimesh dhe arsye per rritje te presionit inflacionist. Gjithashtu, rritja e cmimit te energjise elektrike do te sillte ulje te metejshme te fuqise konkuruese te prodhimit vendor ne raport me prodhimet e huaja, me pasoja te renda sidomos ne kushtet e zbatimit te Marreveshjes se Stabilizim Associjimit (MSA), qe Shqiperia ka nenshkruar me BE. Kujtojme se edhe ne sistemin e cmimeve aktuale te furnizimit me energji elektrike deficiti tregtar i vendit ne 9 mujorin e vitit 2007 ka arritur rekordin historik prej 25% rritje ne krahasim me vitin parardhes. Rritjet e kostove te prodhimit do te rendonin edhe me shume gjendjen e tanishme te prodhimit vendor sikurse edhe vete situaten teresore makroekonomike te vendit ku treguesi i inflacionit ka tejkaluar me kohe ndjeshem kufirin maksimal te vendosur prej 4%.

Konfindustria keshillon ERE, qe ne shqyrtimin e rradhes se propozimeve te KESH per rritjen e cmimit te energjise elektrike te kete parasysh se ne cdo rast – duhet te kete diferencim te cmimit per furnizimin nga rrjetet e tensionit te mesem dhe larte nga ku furnizohen industrite bazuar ne kostot reale te furnizimit, - mos shkarkimit te kostove te humbjeve teresore te KESH ndaj industrive qe jane paguese te rregullta, - cmimet e furnizimit duhet te jene me te ulta se ato te vendeve te rajonit dhe te BE pare gjendjen relativisht te permiresuar te situates energjitike dhe mungeses se avantazheve te tjera krahesuese me prodhimet e vendeve te tjera konkurente dhe - mbi te gjitha duhet te siguroje me cdo kusht furnizimin e rregullt me energji per industrite.

Konfindustria kerkon qe KESH te ndeshkoje me forcen e ligjit ndaj te gjithe subjekteve abuzues te energjise elektrike, perfshi edhe industri te vecanta, qe jo vetem shperdorojne ne dem te interesave publike por edhe krijojne avantazhe te padrejta ne treg ne dem te industrive prodhuese te rregullta, duke prishur rregullat e tregut. Megjithate, Konfindustria sipas te dhenave qe zoteron mendon se shperdorimi me i ndjeshem me pasoja financiare mbi KESH dhe buxhetin e shtetit behet nga familjaret dhe bizneset e vogla.

Konfindustria, antaret e te ciles jane paguese teresisht te rregullt te energjise elektrike, ne zbatim edhe te marreveshjes pozitive te nenshkruar ne muajin shtator 2007 me KESH, do te vazhdoje bashkepunimin me qellim shfrytezimin me efektivitet maksimal te rezerves energjitike ne vend.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara