| |
| |
| Vazhdon te moszbardhet vendimi i KKU per tarifen e Ujit Teknologjik |
|
Konfindustria shpreh shqetesimin e saj, per “vazhdimin e skandalit institucional dhe ekonomik te moszbardhjes dhe mos dergimit ne Keshillin e Ministrave sipas proceduarave ligjore edhe pas afer 6 muajsh te vendimit nr. 1 te Keshillit Kombetar te Ujit (KKU) date 7/6/2007, lidhur me tarifen e Ujit Teknologjik te Puseve 1 euro/dite, nga ana e Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujraveâ€.
Konfindustria si inisiatore dhe arsyetuese e vendimit ne fjale shpreh se pasojat e renda te skandalit te moszbardhjes ne kohe te vendimit per tarifen 1 euro te Ujit Teknologjik te Puseve te Investuar nga Bizneset, jane shume planeshe: - Se pari, eshte krejt e papranueshme qe industrite shqiptare te vazhdojne te paguajne me dhjetra e qindra here me shume sesa homologet e tyre ne vendet e BE (ne Itali psh paguhet max 900 euro/vit tarife fixe d.m.th. me pak se 3euro/dite, nderkohe ne Shqiperi me tarifat ne fuqi ndermarrjet e ngjashme paguajne mbi 100 mije euro/Vit ose afer 300 euro/dite!). Kuptohet se “Tarifa e vendosur nga KKU prej 1 euro/dite vetem e ve ne pozite te barabarte prodhimin shqiptar me ate te huaj dhe asgje me shumeâ€. Perndryshe kemi - shtim te rrezikut te falimentimit me pasoje direkte ne punesimin e qytetareve dhe humbje te parikuperueshme tregjesh, - goditje e paster e investimeve prodhuese te vendit dhe te huaja, - rritje cmimesh, qe perkthehen ne inflacion ne dem te gjithe ekonomise dhe kostos se jeteses se qytetareve shqiptare. Sidomos e rende sa me siper, ne kushtet e pasojave te MSA dhe krizes energjitike. - Se dyti, moszbardhja dhe si rrjedhim mos-hyrja ende ne fuqi e nje vendimi te marre prej afer 6 muajsh nga institucioni me i larte i fushes: Keshilli Kombetar i Ujrave, Kryetar i te cilit eshte vete Kryeministri i Shqiperise z. Sali Berisha i interesuar i drejtperdrejt per vendimin e mesiperm shprehur si zotim publik i Tij prej mbi 1 viti (duke filluar nga maji i vitit 2006) eshte nje shkelje e hapur e procedurave ligjore nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave. Sa me siper tregon per problemet e shumta te veprimit nder-institucional te ekzekutivit shqiptar. - Se treti, nje veprim i tille ve ne pozite krejt te pakendshme para investitoreve te vendit dhe te huaj seriozitetin e Qeverise dhe imazhin e Shqiperise, ne dijenine e te cilit eshte se vendimi i tarifes 1 euro per Ujin Teknologjik te Puseve, tashme ka hyre ne fuqi prej muajsh. Fakt per sa me siper jane shprehjet e vazhdueshme publike te Kryeministrit perpara biznesit te vendit dhe te huaj brenda dhe jashte Shqiperise ne dhjetra raste.
Konfindustria bazuar ne sa me siper me ane te nje Letre i ka kerkuar Kryeministrit te Shqiperise z. Sali Berisha ne emer te interesave te prodhimit vendor, pazgjidhmerisht i lidhur me interesat e cdo Qeverie minimalisht te pergjegjshme ne nje vend demokratik, per te bere te mundur: “Zbardhjen dhe dergimin per miratim ne Keshillin e Ministrave te vendimit nr. 1, dt. 7/6/2007 per percaktimin e Tarifes se Ujit Teknologjik te Prodhuar nga Puset te barabarte me 1 euro/dite dhe me pas per miratimin e saj ne mbledhjen me te afert te Keshillit te Ministrave, me qellim hyrjen sa me te shpejte ne zbatimâ€.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|