English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria, kunder rritjes se çmimit te karburanteve
Konfindustria, shpreh shqetesimin per rritjen e pakontrolluar te cmimit te karburanteve ne vend dhe pasojave, qe nje veprim I tille sjell ne rritjen e pergjithshme te kostove te prodhimit per industrite e vendit, me pasoja te renda ne rrezikun e humbjeve te tregjeve, falimentimeve, humbjen e mundesive per thithjen e investimeve te domosdoshme te vendit dhe te husj, prishjen e ekuilibrave makroekonomike dhe si rrjedhim uljen e mireqenies se qytetareve shqiptare.

Konfindustria mendon se nje fakt i tille vjen nga keqfunksionimi ne vite i tregut te karburanteve ne vend, mungeses se nje strategjie afatgjate per perdorimin me efektivitet te burimeve te naftes, problematikes se deritashme te privatizimit te industrise se naftes, dobesimit te qellimshem te operatoreve publike te karburanteve, menyres se menaxhimit te tyre si dhe problemet serioze te funksionimit te tregut te importeve, politikat fiskale te gabuara, etj. Konfindustria mendon se eshte e papranueshme qe Shqiperia si vend naftembajtes me rezerva, qe duhet te mbulonte nje pjese te madhe te nevojave te saj, e ndjen krizen boterore te karburanteve me shume sesa vendet e tjera te rajonit, qe nuk kane rezerva nafte. Mjafton te theksojme se Shqiperia vetem ne vitin 2006 ka prodhuar nga vendburimet e saj deri ne 600 mije tone/nafte dhe per vitin 2007 edhe me shume. Sasia e mesiperme nese do te perdorej me efektivitet do te mbulonte nje pjese mjaft te madhe te nevojave te vendit, duke krijuar kushtet per epersi krahesuese te madhe te kostove te prodhimeve dhe sherbimeve shqiptare krahesimisht atyre te te vendeve te rajonit, qe jane edhe konkurentet tane te drejtperdrejte. Nderkohe, fatkeqesisht ka ndodhur e kunderta. Ne tregun shqiptar kriza boterore e naftes eshte ndjere me e forte ne cmim dhe cilesi sesa ne vendet e tjera.

Konfindustria keshillon vendimarrjen politike shqiptare te veproje sikurse tregojne pervojat e vendeve te tjera te rajonit tone ne strategjite e tregut te karburantit:
- Te vazhdoje pa nderprerje procesin e liberalizimit te tregut duke shtuar numrin e operatore te fushes dhe duke forcuar respektomin e kushteve te licensimit.
- Te mos barazoje politiken e liberalizimit te tregjeve me privatizimin e operatoreve publike. Ne kete kuptim te forcoje operatorin publik “ARMO”, nepermjet privatizimit te menaxhimit te kompanise dhe lehtesimit te hyrjes se plote te saj ne treg, dhe jo shitjes se teresise ose shumices se aksioneve shteterore. Vetem prania dhe veprimi i operatorit publik ne vendet me tregje te vogla dhe institucionalisht te dobeta, mund te jete jete efektiv te pkten ne periudhe afatmeseme per stabilizimin dhe kontrollin e cmimeve nga spekulimet dhe grupimet monopol dhe oligopol ne sektoret strategjike, sikurse jane karburantet.
- Te ndertohet nje strategji e re afatgjate per perdorimin me efetivitet te rezervave tona te naftes. Kompania “ Albpetrol” duhet te rishikoje dhe te ndjeki respektimin e plote te termave te marreveshjeve te shfrytezimit te lidhura me kompanite e huaja te shfrytezimit te naftes ne vendburimet ekzistuese.
- Duhet te njihet plotesisht sa me shpejt e pa pengesa rimbursimi i TVSH se karburanteve per perdoruesit, per te shmangur kthimin e tyre ne kosto shtese te renda per industrite dhe ekonomine shqiptare ne pergjithesi.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara