English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria pershendet miratimin e vendimit te tarifa të reja të ujit për biznesin, nga Keshilli i Ministrave
Konfindustria pershendet vendimin e Keshillit te Ministrave per uljen e tarifave te ujit per industrine.
Veprimi i mesiperm ishte i shumepritur dhe i shumekerkuar nga Konfindustria prej me shume sesa 1 viti, sepse ai duhet te rregullonte nje pengese dhe veshtiresi shume te madhe, qe i shkaktohej prodhimit vendor nga vendimet absurde qeveritare te marra vite me pare dhe qe - kishin kushtuar me miliona dhe miliona euro shtim kostosh krejt te panevojshme prodhimit vendas, - ulnin ne shkalle te madhe konkurueshmerine e prodhimeve shqiptare krahesimisht me te prodhimet e huaja, - sherbenin si shkak per prishjen e rregullave te konkurences ne tregun e brendshem duke ditur se kishte mjaft kompani qe nuk paguanin tarifat e ujit, - bllokonin investimet e vendit dhe te huaja dhe – ulnin ne menyre te ndjeshme imazhin e vendit, besimin e biznesit te institucionet shteterore dhe fuqine e zbatimit te ligjit, ne kushtet kur kishte me shume se 6 muaj, qe nuk po zbardhej vendimi i marre nga Keshilli Kombetar i Ujit.

Konfindustria me fakte krahesuese profesionale te marra nga pervoja e vendeve te rajonit dhe te Bashkimit Europian i kishte arsyetuar me kohe plotesisht Qeverise Shqiptare domosdoshmerine e uljes se tarifave te ujit te perdorur nga industrite vendore. Ishte mjaft e demshme per prodhimin vendor, qe te detyrohej te punonte me kosto me dhjetra dhe qindra here me te larta sesa prodhimet e vendeve konkurente te rajonit dhe BE. Aq me shume gjendja behej e rende ne kushte e rritjes theksuar te konkurences ne kushtet e zbatimit te MSA dhe pasojave te krizes energjitike, karburanteve dhe lendeve te para ne vend dhe rajon.

Konfindustria kerkon nga Qeveria Shqiptare, qe veprimi i pozitiv i mesiperm te konsiderohet si fillimi i strategjise per studimin dhe rishikimin per uljen sa me te shpejte te te gjithe kostove te mundshme per tu ulur per prodhimet dhe sherbimet e industrive shqiptare, me qellim shtimin e prodhimit vendas ne perballjen e tij ne kushtet e gares se ashper per tregje ne procesin e integrimit te vendit ne BE dhe si mjeti i vetem per rritjen e mireqenies se qytetareve shqiptare.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara