English   |   Kontakt
 
 
 
Fillojne gjobat e rënda ndaj bizneseve
Konfindustria njofton me shqetesim, se bazuar ne te dhenat e ankesat e derguara prane saj nga industri te rendesishme te vendit, institucionet e fiskut kane filluar te zbatojne sanksionet e para te renda mbeshtetur ne masat ndeshkimore te parashikuara ne te ashtuquajturin Ligji i Gjobave.

Konkretisht, zbatimi i ndeshkimeve te parashikuar prej Ligjit te Gjobave ne rastet e derguara prane Konfindustrise, per me shume jane kryer duke marre shkak nje tjeter akt nenligjor subjektiv e mjaft te kundershtuar nga Konfindustria, qe eshte VKM per te ashtuquajturat “Paga te References”. Behet fjale per gjoba te drejtuara ne menyre krejt absurde ndaj bizneseve krejtesisht te formalizuara dhe te rregullta me legjislacionin fiskal, qe provojne plotesisht me dokumentacion te rregullt kronologjikisht ne kohe, se veprojne vetem ne zbatim te ligjit. Theksojme se vete Ligji i Gjobave tashme eshte apeluar nga Konfindustria ne Gjykaten Kushtetuese, si nje ligj, qe prek rende dhe penalizon pa te drejte interesat e biznesit ne kushtet e sotme, kur mungojne teresisht Gjykatat Administrative te pavarura nga ekzekutivi dhe kur te gjitha shkallet ankimore te mundshme jane teresisht brenda vete administrates fiskale. Ligji i Gjobave ne mungese te Gjykates Administrative eshte ne kundershtim te plote me te gjithe praktiken e BE, qartesisht e shprehur edhe ne Raport Progresin per vitin 2007 paraqitur ndaj Qeverise Shqiptare.

Gjithashtu, Konfindustria duke marre shkak nga rasti ne fjale shpreh qendrimin e saj, se sistemi i pagave te references te vendosur nga ekzekutivi, duke qene se merret me pasojat dhe jo shkaqet e prodhimit te evazionit fiskal, -nuk eshte menyra e duhur per te formalizuar tregun e punes, aq shume te deshiruar dhe te kerkuar ne radhe te pare nga industrialistet me te rendesishem te vendit, por per me shume jane -nje goditje e rende qe i behet sidomos bizneseve prodhuese, -prish klimen e marredhenieve shtet-biznes si kusht i domosdoshem i rritjes se investimeve aq shume te kerkuara ne vend dhe njekohesisht - shton pa shkak kostot e prodhimit dhe te biznesit ne pergjithesi, sidomos ne kushtet e - krizes se rende energjitike vendore dhe ekonomike globale, -treguesve te renduar makroekonomike si edhe - pasojave te shkaktuara nga MSA

Konfindustria, bazuar ne sa me siper, keshillon edhe njehere institucionet pergjegjese te shtetit shqiptar te veprohet me shpejtesi per sa me poshte;
1- Te saktesoje plotesisht me akte te hollesishme nenligjore ne zbatim te VKM ne fjale te gjitha rastet kur dokumentacioni i paraqitur nga punedhenesit, duhet te konsiderohet i plote per nepunesit tatimore. Ne rast te kundert rrezikohet qe perdorimi i pagave te references nga institucionet e fiskut te kthehet nga nje rast i vecante i ligjit, sikurse eshte pretenduar nga vendimarresit ne kohen e miratimit te tij, ne nje rast te pergjithshem me gjithe pasoja te mesiperme te renda.
2- Te rishikoje ne themel vete sistemin e pagave te references kur, bazuar ne te dhenat e mjaft industrive te rendesishme te vendit, kemi shmangie te konsiderueshme nga tregu real i punes.
3- Te pezulloje deri ne daljen e akteve nenligjore te hollesishme ne zbatim te sistemit te permiresuar te pagave te references, veprimin e aktit ligjor ne fjale. Ne rast te kundert rrezikojme te kalojme pervec te tjerash ne shtim te informalitetit ne tregun e punes, cka do te shtremberoje edhe vete qellimin e mire te luftes kunder informalitetit, shtim te korrupsionit, etj.
4- Te punohet per ngritjen e Gjykatave Administrative e pavarur nga ekzekutivi, si trupa qe do te gjykoje me shpejtesi te gjitha konfliktet institucione fisk –biznes.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara