| |
| |
| Ndërtimi i aksit rrugor Durrës-Prishtinë |
|
Konfindustria, duke marre shkak nga vendimi i papritur i ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, per kufizimin e levizjes se shtetasve te Shqiperise ne territorin e saj, shprehet edhe njehere per rendesine e jashtezakonshme strategjike dhe ekonomike, qe ka ndertimi i aksit rrugor Durres – Prishtine si edhe rishikimin urgjent te buxhetit te shtetit me qellim rialokim/shtim fondesh per permiresimin maksimal te mundshem te akseve rrugore ekzistuese, qe lidhin Shqiperise me Kosoven.
Ne kete kuptim Konfindustria i kerkon vendimarrjes se Shqiperise te gjitha ngjyrave politike, te ushtrojne me force ndikimin e tyre: - ne vezhgimin kembengules nga institucionet ekzekutive dhe vete Kuvendit te Shqiperise ndaj punes se kompanive ndertuese per mbarimin sa me te shpejte dhe sa me cilesor dhe efektiv, qe te jete e mundur te gjithe aksit rrugor Durres- Morine, - Te shikohet mundesia e rialokimit te mjeteve financiare shtese te buxhetit 2008 per investimet e domosdoshme per permiresimin maksimal te mundshem te akseve rrugore ekzistuese, qe lidhin Shqiperine me Kosoven, me qellim qe te mos ndikohet suksesi i sezonit turistik 2008 dhe te perballohet shtimi i detyruar i fluksit tregtar Shqiperi-Kosove, deri ne mbarimin e autostrades Durres-Morine. - Qeveria dhe vendimarrja politike e Kosoves, por edhe e Shqiperise te shikojne mundesine e shtrirjes se ndertimit te aksit rrugor, qe lidh Morinen me Prishtinen per te mbyllur gjithe aksin rrugor qe lidh trevat dhe tregun kombetar shqiptar
Konfindustria, bazuar ne analizat ekonomike-tregtare, qe zoteron, shprehet se pasojat kryesore, qe mund te vine nga vendimi i Maqedonise, jane kryesisht rritja e kostove perkatese te lidhjeve tregtare te Shqiperise me Kosoven, aq me shume qe tashme jemi ne prag te pavaresimit te Kosoves dhe vendosjes edhe per shtetasit e saj te te njejtit regjim te paralajmeruar te vizave nga shteti maqedonas. Gjendja behet me e veshtire, nese do te vleresonim vendimin e pales maqedonase si shtojce e vendimit te Serbise per te kryer bllokade ekonomike ndaj shtetit te Kosoves. Sa me siper tregon qarte, se nuk mund te lejohet ne asnje menyre, qe interesat strategjike te shqiptareve te Shqiperise dhe Kosoves dhe lidhjet fizike ndermjet tyre te mbeten ne dore te te huajve dhe duhen marre masa urgjente per te minimizuar pasojat, qe vine nga vendimet kufizuese ne fjale.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|